Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Zonja dhe zotërinj, për ju: MËSIMI I MADH I MILANIT

Dhe Euro-derbi qoftë në Milano. Për t’u përballur kësaj here në një mënyrë krejtësisht të kundërt me atë të 2003-it. Aso kohe, siç e kanë kujtuar shumë protagonistë të Milanellos, klima u shndërrua në një krizë nervore. I vunë në majë të humnerës të dy trajnerët, Hector Cuperin dhe Carlo Ançelotin: kush humbet shkon në shtëpi, shkruanin përgjatë gjithë kohës.

E pastaj tifozët e të dyja palëve nisën të tërbohen kundër me njëri-tjetrin derisa u çmendën. Këtë herë të paktën Milani duhet ta përballojë me qetësinë që e shoqëroi gjatë dopjo sfidës me Napolin. Forca e nervave të çtensionuara, ka pas thënë një slogan i një reklame të vjetër.

Siç tregon Florenzi për partnerët e tij “duken miza, por…”. Diferenca në krahasim me derbin e mëparshëm është e pabesueshme: sido që të përfundojë, do të jetë një finish i papritur për këdo që do të duhet të largohet nga gjysmëfinalja dhe për këdo që do të niset për në Stamboll.

MËSIMI I MADH (pjesa e parë) –

Mund të titullohet edhe kështu ajo që ndodhi në mbrëmjen e 18 prillit 2023: një mësim i madh. Duke filluar nga parashikimet që u lëshuan rrebesh ditën e shortit në Nyon: ishin të gjithë të stërbindur se kishin marrë bekimin e fatit e flamujt në duar me mbishkrimin “Napoli kampion i Evropës”, po bëheshin gati të bënin kushedi se çfarë. Kësaj i thonë ‘peshku në det e tigani në zjarr’. Mirëpo dardha e ka bishtin prapa. Atë ditë askush nga ata nuk qe në gjendje të kuptonte se Champions është një tjetër lloj eventi dhe se shumë varet nga periudha kur zhvillohet. Mund të jeni një tank i superarmatosur në vjeshtë, por në pranverë ndodh të gjendesh krejtësisht i zhveshur, fare, nudo!

Tjetër detaj vendimtar: stili i klubit kuqezi që nuk ka nxjerrë asnjë fjalë për të zmbrapsur komunikimin toksik që vinte nga Napoli dhe protagonistët e Napolit, është trashëgimi e jashtëzakonshme me prejardhje që nga epoka berluskoniane e të cilës Paolo Maldini është një mbrojtës i flaktë. Për të kaluar më pas në veprën e Stefano Piolit që me planin e ndeshjes dhe me fjalët e tij i çarmatosi të gjithë, rivalë dhe kritikë. Madje përballë maskaradës së organizuar poshtë hotelit ku strehoheshin rosonerët, ai reagoi me një frymë angleze (“prisja më mirë nga fishekzjarrët!”).

Përballë sulmit të parashikueshëm të Napolit, vendosi një ndihmese taktike të ndërsjellë mes Krunic dhe më pas Messias, që gjithmonë kanë dyfishuar në ndihmë të Calabria, për të mos përmendur Kjaer që dominoi në duelin me Osimhen. Pika e tretë: sjellja e milanistëve në fund të ndeshjes. Shkuan të gjithë për të përqafuar Osimhenin me shokë dhe për të ngushëlluar të dëshpëruarin (për penalltinë e humbur, në të vërtetë të pritur nga Maignan) Kvara.

Shumë përshëndetje edhe ofendimeve ndaj Leaos dhe atij mendjemadhit Juan Jesus që pati thënë se (“do të jetë më e lehtë se me Barcelonën sepse atëherë ishin Messi dhe Iniesta!”).

MËSIMI I MADH (pjesa e dytë) –

Mësimi i madh pjesa e dytë e ka të bëjë edhe me atë pjesë të tifozëve milanistë dhe kritikëve që u përpoqën ta godasin me sa të mundnin Stefano Piolin kur, në periudhën më kritike të 2023, Milani filloi të humbiste ndeshje dhe terren në renditja. Ishte fare e qartë se kishte shpjegime dhe vetëm ata që nuk donin t’i shihnin mund t’i nënvlerësonin.

Që domëthënë:

1) Dëmtimi i gjatë prej 5 mujsh i Maignan;

2) kriza fizike për shkak të Botërorit dhe disa dëmtime që duhet t’i kishin mundësuar veçanërisht francezëve të rikuperonin energji;

3) përdorimi i turnoverit total në Bolonja i justifikuar prej pak orësh në dispozicion midis një Napoli dhe një tjetri. Ka patur madje nëpër media edhe nga ata që pas një disfate shkatërruese, pyetën Paolo Maldinin: “A rrezikon Pioli?”. duke marrë një përgjigje shembullore: “Mendoja se nuk duhej të merrja një pyetje të tillë!”.

DY VJETE E GJYSMË

Në dy vjet e gjysmë është përfunduar një kryevepër autentike e një natyre të dyfishtë. Elliott (familja Singer dhe CEO i përzgjedhur Ivan Gazidis) ringjallën llogaritë dhe rilançuan arkëtimet nga sponsorët, Maldini me Massarën dhe Piolin kanë rindërtuar një grup ekipor solid, të krijuar mbi të gjitha me vlera të përbashkëta, e më pas të pasuruar nga rritja e shumë të zbulimeve të reja, duke çimentuar gjithçka me një ecuri monstruoze: vendin e 2-të, Skudeton dhe gjysmëfinalen e Champions League. Tani në pritje të majit, Milani mund dhe duhet t’i përkushtohet rikuperimit të disa sukseseve domethënëse në kampionat, sepse kalendari është shumë i vështirë dhe mund të rezervojë surpriza të pakëndshme.

You might also like