Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Zlatan Ibrahimovic, një tjetër arritje e pabesueshme: thirret në Kombëtaret e Suedisë në moshën 41-vjeçare

Një lajm të mirë ja beh për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milanit, i cili më në fund është rikuperuar nga dëmtimi i gjatë dhe i është rikthyer fushës, tashmë është ftuar edhe nga kombëtarja suedeze.

Qendërsulmuesi është në fakt në listën e Suedisë për dy ndeshjet e ardhshme kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit, të planifikuara përkatësisht për në 24 dhe 27 mars, të dyja të vlefshme për kualifikueset e Evropianit 2024. Skandinavët do t’i luajnë të dyja ndeshjet në shtëpi, në Friends Arena të Solna.

Prania e fundit e Ibrës në kombëtare daton më 28 mars 2021, pra gati dy vjet më parë. Luhej Kosovë-Suedi, ndeshje kualifikuese për Botërorin 2022, dhe klasi ’81 ka luajtur 66 minuta, duke dhënë edhe një asist. Aventura e tij në kombëtare duket se nuk do të mbarojë kurrë, pavarësisht se më 2016 pati shpallur lamtumirën duke e rimenduar më pas.

Trajneri i Suedisë nuk ka dyshime: “Mund të japë kontributin e tij”

Trajneri Jesse Anderson e mori këtë vendim sepse është shumë i sigurt se Ibrahimoviç mund të jetë ende i dobishëm për skuadrën e tij, edhe në fushë. Sigurisht edhe Zlatan do të jetë i motivuar nga ky këndvështrim dhe i etur për të befasuar sërish.

Ja çfarë tha trajneri për sulmuesin: “Zlatan dhe unë jemi gjithmonë në kontakt, përfshirë këtu edhe periudhën e dëmtimit të tij. Tani ndihet mirë, mund të japë kontributin e tij në fushë. Edhe personaliteti dhe përvoja e tij i shtojnë shumë skuadrës. Është unik në këtë kuptim, por ideja është që të hyjë dhe të kontribuojë në fushë, përndryshe nuk do ta kisha thirrur”. Një tjetër arritje e pabesueshme për Ibrën, që ririkthehet në kombëtare në moshën 41-vjeçare e pas një dëmtimi të gjatë.

You might also like