
Zhgënjim i dyfishtë për Malick Thiaw: vendimi i habit të gjithë
Ndër surprizat më të këndshme të këtij Milani 2022/2023 sigurisht që është Malick Thiaw. I ardhur në majë të gishtave në Milanello, pa zhurmë e pa bujë, u deshën muaj para se Stefano Pioli t’i jipte besim. Të cilin ai e shpërbleu me një rendiment shumë pozitiv dhe që e bëri deri edhe titullar në mbrojtje.
Ish Shalke 04 është një qendërmbrojtës mëse i kompletuar. Ndoshta nuk është shumë i shpejtë në metrat e parë, por është shumë i kujdesshëm dhe ka një vetdije të mirë pozicionimi. Di të parashikojë sulmuesit kundërshtarë dhe di se si të afirmohet fizikisht. Është veçanërisht i mirë në topa të lartë dhe po ashtu shkon mirë edhe me këmbë kur bëhet fjalë për vendosje në aksion.
Edhe pse është ende shumë shpejt për të thënë nëse do të bëhet një top player në rolin e tij, por gjermani po tregon se zotëron cilësi të mira dhe një potencial rritës goxha të madh. Të shohim deri në çfarë niveli do të arrijë. Ndërkohë, po bën shumë mirë me një fanellë të rëndë si ajo rosonere.
Thiaw, mbërrin një tjetër zhgënjim i vogël: por nuk duhet të shqetësohet
Të hënën, Thiaw u largua nga San Siro i zhgënjyer së bashku me shokët pas atij barazimi 1-1 në Milan-Salernitana. Një rezultat shumë befasues, duke pasur parasysh se skuadra vinte nga paraqitja brilante ndaj Tottenhamit me kualifikimin e aneksuar për në çerekfinalet e Champions League. Ecuria e skuadrës së trajner Piolit është e pashpjegueshme.
Ndërkaq, për Thiaw mbërriti edhe një zhgënjim i dytë. Kështu, trajneri Hansi Flick ka vendosur që të mos e thërrasë për takimet e radhës të kombëtares së Gjermanisë. Pavarësisht mungesës së Antonio Rudiger, ish trajneri i Bayern Munich preferoi të thërriste Armel Bella-Kotchap të Southamptonit, të cilin e konsideron “më pak të papjekur” se Malick.
Sigurisht mbrojtësi i Milanit do të kishte preferuar të thirrej nga trajneri, por nuk është i shqetësuar për thirrjen e humbur. Duke vazhduar të bëjë performanca të mira me fanellën e rosonerëve, edhe koha e tij do të vijë. Flick me siguri e ndjek atë dhe do ta shtojë në grup sapo ta konsiderojë gati. Thiaw ka gjithë kohën e duhur për t’u rritur edhe më dhe për t’u bërë pjesë e kombëtares seniore gjermane.