
Zbulohet lista Maldini: ja dëshirat e tij | Kush e ka magjepsur legjendën rosonere
Paolo Maldini vazhdon të punojë për të ardhmen, me vëmendje të madhe mbi merkaton e ardhshme të Milanit. Dhe lajme për këtë gjë ka gjithnjë e më shumë. Edhe sepse rosonerët kanë për të zgjidhur shumë situata dhe për t’u përballur me çështje të ndryshme në lidhje me merkatos.
Nga rinovimi i Rafael Leaos e deri te goditjet e ardhshme të mundshme, Milani ka shumë, po shumë punë për të bërë. Dhe nën këtë këndvështrim, një nga lajmet më të fundit të merkatos që është shfaqur gjatë këtyre orëve merr një rëndësi të veçantë. Kështu, sipas asaj që raportohet nga calciomercato.com, Maldini po planifikon një takim me superagjentin Jorge Mendes për të bashkëhartuar disa nga strategjitë e merkatos së Milanit. Në lojë, është pikërisht e ardhmja e Leaos, por edhe një grup i mirë objektivash që kanë përfunduar në shënjestrën rosonere.
Milan-Mendes, takimi merkatoje: nga Rafael Leao te lista Maldini
Tema kryesore e takimit do të jetë Leao, me Milanin që dëshiron ta mbyllë historinë – në një mënyrë apo tjetër – para fillimit të merkatos verore. Ose rinovim, ose shitje në verë. Por, thënë kjo, drejtuesit e rosonerëve do të flasin me Mendes edhe për të tjerë klientë të tij. Në mënyrë të veçantë, në tryezën e bisedimeve mes Maldinit dhe agjentit shumë të fuqishëm portugez do të ishin 4 emra: ja cilët janë ato:
1.
Gjithnjë sipas calciomercato.com, me Mendes, Milani mund të flasë edhe për Marco Asensio, ëndrrën e madhe të merkatos Milan prej kohësh. Por tani do të kishte ardhur momenti i duhur për të tentuar një goditje për mesfushorin sulmues spanjoll. Në fakt, kontrata e Asensios është gati në skadencë dhe për këtë arsye do të jetë në dispozicion me parametër zero. Një rast i jashtëzakonshëm, më shumë unik se i rrallë, që rosonerët do të donin ta shfrytëzonin. Nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh konkurrencën ndërkombëtare, por Milani mbetet në dritare. Por le të vazhdojmë edhe me emrat e tjerë të listës Maldini.
2.
Lojtari i dytë i futur në lojë do të ishte një surprizë mjaft sugjestive. Në fakt, Jorge Mendes do të donte të sillte në Serie A, Adama Traoré, i cili ndiqet edhe nga Napoli. Edhe anësori spanjoll shpërthyes klas 1996 i ka skaduar kontrata, arsye që Milani mund edhe ta krijojë një ide. Sipas calciomercato.com, emri i Traores do të futet në lojë në diskutimet mes Mendes dhe drejtuesve të rosonerëve.
3.
Vëmendje edhe për Alejandro Balde, mbrojtës i majtë klas 2003, i cili ka shpërthyer në nivele të larta te Barcelona dhe që prej kohësh pëlqehet shumë nga Maldini dhe bashkëpunëtorët e tij. Spanjolli, aktualisht në skadencë në 2024, ashtu si Rafael Leao, mund të ndryshojë skuadër në verë dhe Milani ëndërron ta sjellë nën hijen e Duomo’s. Një tundim i rëndësishëm, edhe pse shndërrimi i tij në diçka më konkrete, sërish nuk do të jetë aspak i lehtë duke pasur parasysh vlerën e lojtarit në fjalë.
4.
I katërti dhe emri i fundit i kësaj liste speciale merkatoje tregon një tjetër surprizë të papritur. Po flasim për Manuel Ugarte, të cilin calciomercato.com e tregon si emrin e ri të mundshëm për mesfushën rosonere të së ardhmes. 21-vjeçari uruguaian luan për Sportingun e Lisbonës dhe të kujton Kessie për nga karakteristikat dhe cilësia. Një profil pra që Milani po e kërkon për në merkaton e ardhshme verore. Një sugjestion për t’u parur parasysh, veçanërisht në dritën e marrëdhënieve të ngushta të rosonerëve me Jorge Mendes. Por objektivat e merkatos Milan padyshim që nuk mbarojnë këtu. Përkundrazi.