
(VIDEO) Leao duke u larguar nga San Siro: “Jam mirë, asgjë serioze”
Rafael Leao është filmuar nga Mediaset teksa po largohej nga San Siro. Madje edhe iu përgjigj pyetjes së gazetarit për gjendjen e tij
Emocione të mëdha pozitive sot në San Siro për fitoren ndaj Lacios. Por ka pasur edhe ndjesi jo edhe fort të mira pas dëmtimit të Rafael Leaos. Portugezi doli praktikisht pas dhjetë minutash nga fillimi i ndeshjes i dëmtuar. Një kambanë e madhe alarmi në kuadër të gjysmëfinales së Champions League kundër Interit, me ndeshjen e parë që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës.
Dëmtimi i Leaos
Frika për Milanin dhe gjithë tifozët milanistë është e madhe, të vetëdijshëm për rrezikun e mbetjes jetim nga lojtari ynë më i mirë. Ka qenë edhe Pioli që ka qetësuar situatën pas ndeshjes, duke zbuluar se Leao është dukur i qetë dhe se nuk duhet të ishte ndonjë gjë serioze. Fatmirësisht këtë gjë e ka pohuar edhe vetë futbollisti i rosonerëve. Rafa, pyetjes së Mediaset teksa largohej nga San Siro, për mbi gjendjen e tij i është përgjigjur me fjalët “Jam mirë, asgjë serioze”.
Më poshtë është video që e tregon: