Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

VIDEO – Kore dhe fishekzjarre poshtë hotelit të Milanit: çfarë ndodhi mbrëmë gjatë gjithë natës

Pritshmëria për Napoli-Milan të kësaj mbrëmje është absolutisht shumë e lartë. Por ka nga ata që ndoshta e kanë marrë paksa si shumë personale rezultatin e çerekfinales së Champions League.

Disa tifozë napolitan kanë përdorur mbrëmë gjatë gjithë natës metoda aspak të përshtatshme për ta komplikuar sa më shumë ndeshjen e Milanit, siç shihet edhe nga fotot dhe videot që qarkullojnë orët e fundit.

Rreth 200 tifozë napolitanë janë grumbulluar që nga mbrëmja e djeshme poshtë hotelit që strehon skuadrën e Stefano Piolit. Bëhet fjalë për Hotel Vesuvio, në rrugën Partenope. Arsyeja? Të bëjnë sa më shumë zhurmë, përfshirë kore dhe fishekzjarre, për të prishur gjumin e futbollistëve rosonerë.

Ribashkohen Ultrasët e Napolit: kaos për të prishur gjumin e Milanit

Një ngjarje aspak sportive dhe që me futbollin ka pak ose aspak lidhje. Në Napoli lëshuan thirrje të ndryshme me mesazhe në Whatsapp, që përfshinë disa tifozë azurrë, të gatshëm për t’u grumbulluar poshtë Hotel Vesuvio.

Selia e Milanit për ndeshjen jashtë fushe në Campania është shndërruar kësisoj në një lloj grumbulli të ultrasve të Napolit. Të cilët bënë gjithçka për të prishur gjumin e futbollistëve milanistë dhe të stafit teknik.

Kore të të gjitha llojeve, madje edhe fishekzjarre shpërthyen për të vënë në vështirësi humorin dhe qetësinë e kundërshtarëve. Gjeste aspak të bukura këto dhe që nuk qetësojnë klimën në prag të ndeshjes së Champions League.

Gjithashtu duhet thënë se ky qëndrim ka prishur qetësinë publike të një lagjeje të tërë, por duket se forcat e policisë nuk kanë ndërhyrë apo ndërprerë tifozët që po bashkëshoqëroheshin me zhurmën nëpër natë.

Napoli-Milan do të luhet sonte në ‘Maradona Stadium’ duke nisur nga ora 21. Do të niset nga ndeshja e parë 1-0 në favor të Milanit, e vendosur nga golin fitues të Bennacer.

Marrë nga Calcio Napoli24
You might also like