Milanistat, emocionet kuqezi

VIDEO – Donnarumma e ka kujtesën e shkurtër: por ia kujtojnë tifozët

290
News

Mendjemadh dhe arrogant. Gianluigi Donnarumma tregon më të keqen e tij, brenda dhe jashtë fushës, në një mbrëmje që italianët vështirë se ta harrojnë.

Mbrojtësi ekstrem i bluve, me shiritin e kapitenit në krah, u bë protagonist me disa pritje të bukura por edhe me gabime shkatërrimtare. E lë topin t’i kalojë mes këmbëve në golin e parë të Gjermanisë. Ndoshta këtu dikush mund të mendojë ndryshe, por gabimi i qartë dhe i dukshëm ku ai gabon në vendosje, i bën të jenë të gjithë dakord.

Hapi i rradhës i gabuar në karrierën e tij, që e shtyu kolegen, gazetaren Tiziana Alla, ta nënvizojë këtë aspekt. Përgjigja arrogante dhe mendjemadhe e Donnarummës bëri që menjëherë të shpërthejnë mediat sociale.

Edhe vetë kolegia ka dashur të shkruajë në Twitter, e bëri duke iu përgjigjur Sandro Piccininit, që tha: “Donnarumma dëshmon se është i pazoti t’i kuptojë gabimet, një kufizim jo pak për një lojtar të nivelit të tij. Urime Tiziana Alla, jo shumë kolegë do ta kishin bërë këtë pyetje”.

 “Faleminderit Sandro – i përgjigjet Alla -, thënë nga ti, për mua vlen shumë. E di mirë sa e ndërlikuar është t’i menaxhosh ato momente. Nuk e kam kërkuar kurrë polemikën si qëllim në vetvete. Di vetëm që duke bërë këtë punë pyetjet duhet t’i bësh”.

I pashmangshëm, postimi statistikor i Beppe Pastore në Twitter, i cili i kujton harraqit Gianluigi Donnarumma, se ai kundër Gjermanisë nuk ka qenë sigurisht gabimi i parë në i pavëmendjes: “Ndodhi kundër Zvicrës (91′), Irlandës së Veriut (90′), Anglisë (5′)”.

Kujtesa e shkurtër

Ndërsa gabimi ndaj Real Madridit u katalogua nga Donnarumma si faull. Siç na kujton kolegu Pastore, mosimpenjime të gabuara ka pasur në kombëtare, madje edhe së fundmi.

Por tifozët e Milanit i kujtojnë shumë mirë edhe ato të bëra me fanellën rosonere, që sigurisht nuk janë të pakta.

Mjaftoi vërtetë shumë pak kohë për të krijuar një video, e cila përmbledh disa gabime në vendosje të Donnarummës. Për këtë ka Marco Filippetti në Twitter.

Risjellim kështu në memorie të harraqit Donnarumma një nga derbit e tij të parë, më pas kalojmë te autogoli i Palettës, në ndeshjen Pescara-Milan, në të cilën portieri nuk është në gjendje të kontrollojë topin, që në mënyrë të pashmangshme rrëshqet në rrjetë.

Më 30 mars 2019, një tjetër mosimpenjim i gabuar dhe topi i dorëzohet Defrelit, i cili vendos kështu ndeshjen Sampdoria-Milan.

Të mohosh se ka një problem në të ditur se si të luash me këmbët e tua sigurisht që nuk do ta ndihmojë Donnarummën. Një vit në PSG, nën Kullën Eifel, i ka dhënë Italisë një portier më të përkeqësuar, vërtetë në gjithçka. Potencialisht, klasi 1999 mund të jetë një nga më të mirat në botë. Por largimi nga Milani nuk e ndihmoi dhe është koha të përveshë mëngët për t’u rikthyer në nivele të larta, por tashmë nuk ka më kthim pas.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe