Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Victor Osimhen, njoftimi për Milan-Napoli: Spalletti paralajmëron Piolin

Napoli humbi qartësisht dhe pa asnjë kundërshti ndaj Milanit të dielën e kaluar. Një nokaut që me siguri do të lërë disa pasoja edhe përsa i përket angazhimeve të ardhshme sezonale.

Mirëpo azurrët kapen pas një faktori të rëndësishëm, sidoqoftë lehtësues. Që është mungesa e Victor Osimhen në ndeshjen e madhe të Maradona Stadium, e cila përfundoi 4-0 për Milanin.

Sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë në Serie A në fakt ishte në boks për një dëmtim muskulor. Një problem për klasin ’98, që gjithashtu mbetet në dyshim për të luajtur edhe ndeshjet e ardhshme, veçanërisht sfidën e dyfishtë të Champions League mes Milanit dhe Napolit.

Osimhen out në Lecce, por synon Milanin

Për të folur për kushtet aktuale të Osimhen ka menduar trajneri i tij. Dje Luciano Spalletti foli në nëj konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së sotme ndaj Leçes.

Trajneri i Napolit ka lënë të kuptohet se problemi muskulor që i ka ndodhur numrit 9 të skuadrës së tij ende nuk është larguar plotësisht. Në të vërtetë, Osimhen me siguri do të mungojë në ndeshjen e sotme: “Nesër (sot) nuk do të ketë asnjë shans për të parë Viktor në fushë, kemi vendosur të shkojmë me programet direkt për në javën e ardhshme”.

Megjithatë, Spalletti paralajmëron Milanin dhe flet me optimizëm për praninë e nigerianit në fushë më 12 prill, ditën e ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League: “Ka shumë mundësi për ta parë në fushë me Milanin, por së pari duhet të presim përgjithet e punës së planifikuar që do të bëjë në ditët në vijim”.

Kështu që pas Pashkëve do të dihet vërtet nëse Osimhen do të mund të thirret dhe të përdoret nga Napoli për ndeshjen e shumëpritur në San Siro. Prezenca e tij në këtë pikë është e sigurt të paktën për rikthimin në Maradona Stadium më 18 prill.

Ndërkohë që Spalletti, gjithnjë në konferencën për shtyp, iu rikthye ndeshjes që humbi të dielën e kaluar: “Konceptin e pathyeshmërisë na e patët atribuar ju, ne kemi qëndruar gjithmonë të përulur. Milani mbërriti në ndeshje me frikën e humbjes, ne ndoshta me të gjitha fjalimet që bëhen me bindjen se mund të jetë një ndeshje thjesht për t’u luajtur në pritje të Champions League”.

You might also like