Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Verratti te Milani, çmenduria e fundit që lexohet / Të rejat më të fundit

Gjatë merkatos së çdo sezoni ka vend për marrëzira pak a shumë të mundshme. I kemi parë të ndodhë shumë herë në casa Milan, me Gallianin, që – si një kondor i vërtetë – synonte prenë e tij tek më të mirët, pikërisht në ditën e fundit të merkatos në dispozicion për t’ia dhuruar më pas të gjithë tifozëve rosonerë. Por në këto orë çmendurie po qarkullon një për të cilën vërtetë ia vlen të flitet.

Merkato Milan: çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është

Sipas asaj që raportohet nga disa site web, Milani po shqyrton mundësinë për të hyrë në një shkëmbim me PSG-në që të sjellë ish Pescarën në Milano vitin e ardhshëm. Dhe shkëmbimi, lexojmë, duhet të bëhet me Rafael Leaon. Çmenduri e pastër, të cilën jemi të detyruar ta mohojmë jo vetëm në mënyrë të qartë, por edhe të arsyetueshme. Jo, jo sepse Verratti nuk është një futbollist i mirë, por sepse është çmenduri vetëm të mendosh që rosonerët të mund të imagjinojnë ta vënë në pjatën e parizienëve asin portugez. Milani – le ta themi këtë gjë nëse dikush brenda klubit mund ta mendonte vërtet për një çmenduri të tillë – mund vetëm të humbë në këtë rast. Një futbollist në fillim të majës së karrierës – me gjithë respektin për Verratin – nuk shkëmbehet për asnjë arsye në botë me një që është në fund të karrierës. Por jo vetëm kaq, pikërisht për Leaon kemi edhe një lajm mjaft të rëndë.

Po e flasim gjatë këtyre ditëve dhe po e bëjmë prapë edhe sot. Lojtari po vlerëson çdo hipotezë dhe mundësitë që të qëndrojë te Milani sa vijnë e rriten. Me sa na rezulton, futbollisti do të ishte i bindur jo vetëm për të mirat e projektit rosoner, por edhe për faktin se ndoshta vetëm këtyre anëve pas disa kohësh do të mund të arrijë një nivel shumë të lartë profesional dhe personal dhe ambicie që diku tjetër vetëm mund t’i ëndërrojë. Dhe ai do të ishte në qendër të këtij projekti. Pra, le të jemi të qartë. Nëse Verratti do të donte të bashkohej – ai duket se po ndahet me PSG – mirë se të vijë. Por do të donim të ndalonim së lexuari fake news autentike që nuk qëndrojnë as në qiell e as në tokë.

You might also like