
Van Basten, Gullit dhe Rijkaard së bashku: “Tre musketierët janë kthyer”
Marco Van Basten me Ruud Gullit dhe Franck Rijkaard. Tifozët e vjetër të Milanit duke parë këtë foto të mrekullueshme të publikuar në Instagram nga ish-sulmuesi, me siguri do të kenë emocione. Tre holandezët, së bashku, kanë shkruar kapituj të tërë të historisë rosonere, duke fituar gjithçka që mund të fitohej në Itali, në Evropë dhe në botë.
Siç thamë, Van Basten ka publikuar një foto së bashku me dy ish shokët e skuadrës së kohëve të Milanit. “Tre musketierët kthehen bashkë”, mbishkrimi i shkurtër i publikuar nga “Mjellma e Utrehtit”.