Milanistat, emocionet kuqezi

UOU, PSG ofron 35 milionë për objektivin e rosonerëve! A ka më shumë detyrim-përcaktimi?

176
News

Vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më insistues zërat për një shitje të mundshme të objektivit të rosonerëve të merkatos për në sulm. Gianluca Scamacca, futbollisti italian, që për hir të së vërtetës nuk kërkohej vetëm nga Milani, nuk ka gjasa të qëndrojë në Sassuolo, duke pasur parasysh edhe interesimin e disa klubeve evropiane. Shifrat e koleksionuara nga sulmuesi zijeshil sezonin e kaluar kanë tërhequr vëmendjen, veçanërisht, të PSG-së së presidentit Al-Khelaifi.

Palët po mendojnë për shifrat, në përpjekje për të gjejnë një pikë takimi dhe për të favorizuar suksesin e negociatave.

Konfirmohet nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, i cili duke folur për Sky Sport, ka zbuluar edhe disa detaje interesante të negociatave mes dy klubeve dhe shoqëruesve të lojtarit:

 “Gjatë këtyre orëve të fundit negociatat me PSG-në për Scamacca po ecin konkretisht. Mund të konfirmojmë se është një negociatë serioze, ka pasur kontakte mes dy klubeve, kontakte mes Campos dhe agjentit të lojtarit. Sassuolo ka goditur lart për Scamacca pasi duke patur ofertues një klub kaq të madh: kërkon 50 milionë, ndërsa PSG niset nga një ofertë prej 35 milionësh plus bonuse, por ka vullnet për ta çuar deri në fund aferën”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe