
UEFA tërbon napolitanët në Twitter: “Jeni seriozë?”, pastaj detyrohet ta fshijë (FOTO)
Organi që menaxhon futbollin europian publikon një postim nga Napoli-Milan që shkakton diskutim dhe e fshin atë pas reagimeve
Sfida në Maradona Stadium të martën e kaluar ndërmjet Napolit dhe Milanit për ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League bën ende të diskutohet. Ndeshja kishte shumë përmbajtje teknike por edhe disa episode arbitrare që kanë bërë të flite në fund të lojës.
Diavolo arriti të kualifikohet me një barazim 1-1 falë fitores së ndeshjes së parë në San Siro (1-0) dhe arriti në gjysmëfinale, ku do të takohet me rivalët qytetas, Interin, në maj. Megjithatë, në Napoli, akoma nuk e kanë tretur eliminimin nga kompeticioni më i rëndësishëm europian, mbi të gjitha sepse erdhi përballë një skuadre që në fillim konsiderohej si e kalueshme, duke pasur parasysh renditjen në kampionat dhe në ndeshjen direkte shtatorin e kaluar.
Azurrët shpresonin të bënin diçka më shumë, veçanërisht në ndeshjen e dytë në shtëpi, por ashtu nuk ndodhi. Pati edhe protesta të shumta për shkak të një penalltie të munguar medemek për napolitanët në pjesën e parë për shkak të një ndërhyrjeje të Rafael Leaos kundër Hirving Lozanos, përpara se meksikani të mund të godiste.
UEFA e lavdëron Leaon për ndërhyrjen ndaj Lozanos, më pas pendohet
Lo stesso Luciano Spalletti a fine gara ha parlato di un intervento da rigore netto e le immagini evidenziano effettivamente come l’attaccante rossonero vada a impattare sul piede del suo avversario, che si gira, prima di intervenire anche sul pallone.
Ka qenë vetë Luciano Spalletti që në fund të ndeshjes, ka folur për një ndërhyrje të pastër penalltie.
Për detyrim të kronikës, na duhet të theksojmë edhe penalltinë e humbur nga Giroud që do të duhej të përsëritej për hyrjen e Juan Jesus në zonë, por këto orë është episodi Leao-Lozano ai që bën ende të flitet për të dhe jemi dhe në këtë është përfshirë edhe UEFA. Organi që menaxhon futbollin europian, në fakt ka postuar një imazh të ndërhyrjes në profilin e tij Twitter me mbishkrimin: “Rafael Leao, mjeshtëror në sulm dhe mbrojtje” me një emoticon që duartroket.
Postimi ka bërë që të tërbohen tifozët e Napolit dhe në veçanti gazetari me besim napolitan Carlo Alvino, i cili në Twitter ka shkroi: “Jeni seriozë? Një gabim i madh! Penallti e pastër! Arbitri i keq!” Ndërkohë, tweet-i i UEFA-s është fshirë, duke ndezur më tej polemika.