Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Tym e flakë për në Champions: kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje

Ishin të pakët ata që besonin se Milani do të mund të arrinte fitoren në Maradona Stadium. Një fitore vërtet e çmuar që i mundëson Tonalit me shokë të jenë në luftë të plotë për në Champions League të vitit të ardhshëm.

Dhe Djalli, falë suksesit ndaj Napolit, në fakt u ngjit në vendin e tretë, duke përfituar nga ngecja e Interit dhe nuk la të arratiset Lacion, i cili pati fituar pasdite në Monza. Tani biankocelestët kanë 55 pikë, katër më shumë se Milani dhe pesë përpara nerazurrëve dhe Romës. Por nuk mund të mos llogariten në garën për Europën që ka rëndësi edhe Atalanta, akoma aty me 48 pikë, dhe as Juventusi, aktualisht i shtati me 44. Megjithatë, bardhezinjtë kanë 15 pikë minus, dënim, dhe presin lajme nga drejtësia sportive.

Është e qartë se gara për Champions do të kushtëzohet edhe nga rrugëtimi europian me të cilin po përballen skuadran. Për Lazion dhe Atalantën mosluajtja në ndeshjeve të mesjavës do të jetë në mënyrë të pashmangshme një avantazh. Milani, si edhe Interi, Roma dhe Juventusi kanë mundësi konkrete për të vazhduar deri në fund.

Kalendari i Milanit dhe i kundërshtarëve të tij

Duke hyrë në detajet e kalendarit të Milan, shohim sesi rosonerët do të përballen me Empolin dhe Bolonjën para përballjes me dy takime kundër Napolit. Më pas do të ketë vend për ndeshjen në shtëpi kundër Leçes. Kur të mbeten edhe shtatë ndeshje për të përfunduar, atëherë do të ketë një përplasje të drejtpërdrejtë kundër Romës, pastaj derbi kundër Cremonese, ndoshta tashmë e rënë, dhe me Lazion në të 34-ën.

Katër ditë nga fundi, me Spezian dhe Juventusin që do t’i përballim në transfertë dhe Sampdorian dhe Veronën në shtëpi, tabloja do të jetë me siguri shumë më e qartë. Na mbetet vetëm të presim dhe të shpresojmë që kalendari i Milanit të jetë edhe më i pasur, me tre ndeshje të tjera të Champions League.

Milan, dita e:

29 Milan-Empoli
30 Bologna-Milan
31 Milan-Lecce
32 Roma-Milan
33 Milan-Cremonese
34 Milan-Lazio
35 Spezia-Milan
36 Milan-Sampdoria
37 Juventus-Milan
38 Milan-Verona

Kalendari i të tjerave

Ja kalendari në detaje i të gjitha skuadrave në luftë për Champions League. Nfa Lazio te Interi, duke kaluar nëpër atë të Romës, Atalantës dhe të Juventusit.

Lazio

29 Lazio-Juventus
30 Spezia-Lazio
31 Lazio-Torino
32 Inter-Lazio
33 Lazio-Sassuolo
34 Milan-Lazio
35 Lazio-Lecce
36 Udinese-Lazio
37 Lazio-Cremonese
38 Empoli-Lazio

Inter

29 Salernitana-Inter
30 Inter-Monza
31 Empoli-Inter
32 Inter-Lazio
33 Verona-Inter
34 Roma-Inter
35 Inter-Sassuolo
36 Napoli-Inter
37 Inter-Atalanta
38 Torino-Inter

Roma

29 Torino-Roma
30 Roma-Udinese
31 Atalanta-Roma
32 Roma-Milan
33 Monza-Roma
34 Roma-Inter
35 Bologna-Roma
36 Roma-Salernitana
37 Fiorentina-Roma
38 Roma-Spezia

Atalanta

29 Atalanta-Bologna
30 Fiorentina-Atalanta
31 Atalanta-Roma
32 Torino-Atalanta
33 Atalanta-Spezia
34 Atalanta-Juventus
35 Salernitana-Atalanta
36 Atalanta-Verona
37 Inter-Atalanta
38 Atalanta-Monza

Juve

29 Lazio-Juve
30 Juve-Sassuolo
31 Juve-Napoli
32 Bologna-Juve
33 Juve-Lecce
34 Atalanta-Juventus
35 Juve-Cremonese
36 Empoli-Juve
37 Juve-Milan
38 Udinese-Juve

You might also like