Milanistat, emocionet kuqezi

Trembet Interi: Perisic takim me Milanin

News

Për nerazurrët është ndër lojtarët më të mirë të këtij sezoni, për të mos thënë më i miri, së bashku me Marcelo Brozovic: e ardhmja Ivan Perisic, megjithatë, është ende nuk e panjohur.

Edhe në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit, anësori kroat ishte më i miri në fushë, duke shënuar dy gola: penalltinë dhe golin kryevepër që vendosi rezultatin në finalen 4-2. Megjithatë, në pas ndeshje, ish Wolfsburgu i shqetësoi tifozët me deklaratat e pathëna: Perisic ka dashur t’i përgjigjej edhe fjalëve të Marottës. Drejtpërdrejt në CMIT TV kanë mbërritur lajme të mëtejshme për të ardhmen e mundshme të kroatit.

Kështu, live në CMIT TV ka ndërhyrë Fabio Bergomi, i cili ka folur edhe për të ardhmen e Ivan Perisic: “Donte 6 milionë në vit për tre vjet, pastaj 6 për dy, ndërsa Inter i jep 4. Ai është një futbollist që Bayern Munchen nuk e shpagoi sepse diferenca ishte ndërmjet 14 dhe 12″.

E duke vazhduar për të ardhmen e Perisiç, Bergomi ka zbuluar një prapaskenë të rëndësishme: “Një burim i imi më thotë se ka patur një takim shumë të rëndësishëm me drejtues të Milanit. Dhe pastaj është pjesa e fundit e çështjes, me Interin që ndoshta duhet ende të ulet në tavolinë…”, tha ndër të tjera Bergomi.

Prandaj e ardhmja e Perisiç është e panjohur, edhe pse është takuar me drejtuesit të Milanit, ndërkohë që mban ende në këmbë bisedimet me Interin.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe