
Tonali: “Leao është më i forti. CDK? Po kalon atë që kam kaluar unë vitin e parë”
Sandro Tonali, i intervistuar nga Massimo Ambrosini, ka lëshuar këto deklarata në mikrofonat e DAZN:
Për rolin si fëmijë: “Fillova si sulmues, më pas me kalimin e kohës u tërhoqa dhe u bëra mesfushor”.
Për krahasimin me Pirlon: “Ma thonin sidomos kur isha në Brescia, ishte bërë pak e rëndë”.
Për idhullin e tij që fëmijë: “Faellën e parë të futbollit që më dhanë ishte ajo e Lampard të Chelsea. Më pas më erdhën shumë të Milanit”.
Për të qenë milanist: “Buron nga babai im tifo ime për Milanin. E ndiqte gjithmonë Milanin, edhe në transferta, ishte tifoz i madh, ishte njeri i tribunave. Ishte gjithmonë i tensionuar kur luante Milani”.
Për herën e parë në San Siro: “Hera ime e parë në San Siro ishte një Milan-Chievo 1-0 me një gol të Seedorf në minutën e fundit me një goditje në cepin e katërkëndëshit. E ndiqja Milanin si tifoz, nuk e mendoja kurrë se do të luaja me fanellën rosonere”.
Për ardhjen te Milani: “Në verën 2020 pata folur shumë me nënën time, të dashurën dhe agjentin tim, ëndërroja për Milanin. Ditët e para ishin një delir. Viti i parë ishte i vështirë: të ndaja qenien tifoz nga lojtari nuk ishte e lehtë, por pas një periudhe përshtatjeje e bëra. Në fillim ishte një barrë e rëndë të vishja këtë fanellë, ndodhesha në një vend ku duhej të përpiqesha të mos zhgënjeja. Isha i frikësuar, vija nga Brescia, gjithçka ishte ndryshe, edhe unë ndryshova me vështirësi dhe me disa pengesa, por me ndihmën e Piolit i kapërceva gjithçka. Kam folur shumë me trajnerin, më ka ndihmuar shumë. Dhe tani po bën të njëjtën gjë me lojtarët e tjerë që po përjetojnë atë që kalova unë. Nuk e kam menduar kurrë se nuk do t’ia dilja, luajtja me një stadium bosh më ndihmoi në fillim.”
Për vitin e dytë: “Ndihesha më i sigurt dhe kjo më dha forcë të madhe. Të qenit titullar më dha më shumë besim. Në atë moment kuptova se kisha bërë një hap në cilësi. Nuk i harroj muajt e parë tek Milani, por nga viti i dytë e nxora atë që kisha brenda”.
Për Maldinin: “Ka bërë shumë për të më sjellë këtu, ai dhe Massara. Do t’u jem gjithmonë mirënjohës”.
Për De Ketelaere: “Është normale, është e njëjta gjë që më ka ndodhi mua. Ai u pagua shumë, u mor për të zgjidhur ndeshjet dhe po paguan presionin e të qenit në qendër të vëmendjes. Është një lojtar i madh që duhet ta gjejë sigurinë, ne duhet ta ndihmojmë. Duhet t’i eci mirë një ndeshje dhe pastaj do të shohim De Ketelaere e vërtetë”.
Për Leaon: “Është një djalë i veçantë, është i mirë si brenda dhe jashtë fushës. Është një lojtar që për ta mbuluar duhen dy lojtarë. Kur ndizet, shkojmë në portë në një sekondë. Mund ta bëjë gjithmonë, ndoshta nuk po e ka vazhdimësinë e vitit të kaluar, duhet stimuluar. Ka talent të madh, është më i forti dhe duhet ta nxjerrë gjithmonë këtë cilësi në fushë.”
Për Ibrën: “Dua të luaj kundër tij në stërvitje, të stimulon të luash kundër tij. Kur fitoj ndeshje, tallem me të. Sa herë që humbet ai të masakron”.
Për krizën e janarit: “Në 5 minuta Milan-Roma u shemb kalaja që kishim krijuar. Ende nuk kam mundur t’i jap vetes një shpjegim. Rimendoj në seancat stërvitore të asaj periudhe dhe nuk e kuptoj se si është e mundur. Jemi stërvitur gjithmonë 100%, pastaj kemi hyrë në ndeshje dhe humbnim besimin, kemi qenë shumë të brishtë. Kura ishte të ktheheshim të fitonim dhe të luanim përsëri me guxim. Nuk e kemi harruar atë muaj, e kemi studiuar dhe kemi marrë gjëra të vogla që duhen mbajtur gjithmonë me vete, ishte çmenduri të kishim ato 7-8 ndeshje, dy-tre mund të ndodhin, por shtatë janë shumë”.
Për ndryshimin e modulit dhe mbrojtjen me tre: “Të mësuar për të luajtur një kundër një, nuk ishte e lehtë të ndryshoje gjithçka. Por në një moment kaq delikat ishte pika kthesës, ishte një vendim që na ndihmoi. Nuk kemi luajtur futbollin tonë të zakonshëm, por ishim më të sigurt në fushë”.
Për Champions: “Të gjithë e dimë se është kompeticioni më i bukur që mund të luash. Vitin e kaluar dështuam sepse mund të kishim bërë më shumë. Me Atletico Madridin në shtëpi dominuam, pastaj erdhi e kuqja. Dështuam sepse jemi Milan dhe nuk mundëm të dalim nga faza e grupeve. Nuk i kemi vënë vetes një objektiv, por jemi ambiciozë dhe duam të luajmë të lirë nga kokë dhe këmbët”.
Çfarë do t’i kërkonte Saint Lucia-s për finalen e sezonit: “Finalen e Champions League. Për ta fituar sigurisht…”.