Milanistat, emocionet kuqezi

Tonali, fytyra e Milanit. Fjala e Ibrës dhe së shpejti zgjedhja. Investcorp-RedBird, kokë më kokë për blerjen e klubit

News

Hap pas hapi, tullë pas tullë, Milani po ndërton një kampionat të jashtëzakonshëm. Ndehja e fundit në Verona tregoi se ky ekip është vërtet i pjekur. Grupi i Stefano Piolit rikuperoi një ndeshje të komplikuar, ku shumë skuadra do të kishin pasur një goditje mendore pas golit të pësuar; përkundrazi, rosonerët reaguan menjëherë dhe përmbysën situatën duke marrë me vete në shtëpi një fitore të pastër dhe tre pikët e domosdoshme.

Sandro Tonali është lojtari kopertin i këtij Milani, është fytyra e skuadrës rosonere. Dygolëshi në Veronë është dëshmia se si Sandro është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë gjithë sezonit, duke u bërë një nga mesfushorët më të fortë të Serie A. Tonali, tashmë në kuotën e 5 golave në kampionat vetëm 22-vjeçare, është një mesfushor që mund të vazhdojë evoluojë dhe të bëhet vërtet i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që lidhja e tij me fanellën, përkushtimi ndaj ngjyrave rosonere, qenia tifoz i Milanit e bëjnë atë një djalosh special.

Ashtu siç është special dhoma e zhveshjes milaniste, sepse për të arritur këto nivele duhet patjetër të kesh motivime të jashtëzakonshme. Fjala e Zlatan Ibrahimoviç për të gjithë të rinjtë e Milanit para ndeshjes kundër Veronës është një tjetër demonstrim se sa kompakt dhe i bashkuar është ambienti. Zlatan nuk është më ai që ishte 10 vjet më parë: në fushë po luan gjithnjë e më pak, por në dhomat e zhveshjes është një lider i padiskutueshëm. Të gjithë e dëgjojnë, përfshirë edhe Piolin. Të gjithë varen nga fjalët e tij dhe fjalimi motivues përpara Veronës mund të mbetet në histori: motivoi ambientin, motivoi lojtarët që më pas në fushë dhanë shpirtin për të fituar ndeshjen. Ibra mund të ndalet në fund të sezonit: zgjedhja do të jetë ekskluzivisht e tij, por janë edhe 180 minuta për t’u luajtur dhe ai do të japë kontributin e tij. Më pas do të bëjë llogaritë: do ta mbyllë karrierën me një triumf të mundshëm? Do të jetë Zlatan ai që do t’i zgjidhë pikëpyetjet pas dy ndeshjeve.

Ndërkohë, Milani po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Kundër Atalantës nuk do të jetë aspak e lehtë: djemtë e Gasperinit luajnë ende Evropën, por Milani, përballë 70 mijë tifozëve, dëshiron të mbyllë në bukuri. Do të jetë një ndeshje e pabesueshme dhe do ta përjetojmë edhe për herë të fundit në këtë kampionat nga tribunat e San Siros. Të njëjtat tribuna që kanë parë, edhe një herë, një rrugëtim të pabesueshëm të rosonerëve në këtë sezon të bukur sportiv. Do të jetë një javë intensive, siç ishin javët para Lazios, para Fiorentinës dhe para Veronës. Por 180 minutat e fundit janë më delikatet dhe më të rëndësishmet.

E mbyllim me çështjen e shitjes së klubit, e lënë paksa në hije falë kronikave sportive dhe rezultateve në fushë.

Red Bird po përpiqet të revanshojë ndaj Investcorp. Fondi amerikan shihet me sy të mirë nga pronësia aktuale e Milanit, sepse tashmë gjendet brenda materies futbollisike dhe sporti; Red Bird, në fakt, ka investuar te Liverpool, Toulouse, basketboll, NHL dhe bejsboll, duke dëshmuar se fondi amerikan i njeh mirë rrethet sportive. Oferta e tyre është pak më e ulët se ajo e Investcorp, që pasi ka shteruar kohën e ekskluzivitetit, ka ndërtuar një strukturë financiare për të blerë Milanin që nuk e bind plotësisht Elliott; Konkretisht, është çështja e borxhit që nuk e bind pronësinë amerikane: borxhi nuk mund të rëndojë mbi supet e Milanit.

Ja pra dhe arsyeja e vërtetë e ngërçit në negociata. Si Investcorp ashtu edhe Red Bird janë ende në proces blerje të Milanit dhe në fund të sezonit do të ketë një kuadër më të qartë. Ndërkohë, drejtuesit rosonerë janë duke vazhduar punën e tyre, duke kryer negociatat që ishin ndërtuar që më parë për t’u përmbyllur në fund të sezonit aktual futbollistik.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe