
Tomori, çfarë po ndodh? I panjohshëm në disa ndeshje rresht. Por, cili është problemi?
Midis surprizave të ndryshme negative të këtij 2023 të Milanit, përveç Rafael Leaos, është edhe Fikayo Tomori. Gafa në lexim dhe mbyllje mbrëmë në Dacia Arena të Udines është e fundit e një serie që po vazhdon prej disa javësh. Nëse vitin e kaluar ishte një nga pionierët e Skudetos së rosonerëve së bashku me shokun e repartit Pierre Kalulu, këtë sezon mbrojtësi anglez po rezulton të jetë një nga dështimet e skuadrës së drejtuar nga mister Stefano Pioli.
KU QENDRON PROBLEMI?
Në janar, Milani mbylli një nga muajt më të këqij në historinë e tij: pesë humbje (kundër Torinos në Kupë, Interit në Superkupë dhe Lazio, Sassuolo e Udineze në kampionat), dy barazime (kundër Romës dhe Leçes në Serie A) dhe vetëm një fitore (kundër Salernitana, gjithmonë në kampionat). Dhe për të nënvizuar, për të na lidhur me paraqitjet e Tomorit, tetëmbëdhjetë golat e pësuar në këto gjashtë ndeshje që e zbritën Milanin në humnerën e kualifikimit për në Champions League – që, tashmë, është në rrezik serioz. Natyrisht, pa Mike Maignan pas tij, diçka ka humbur – dhe kjo as që mund të vihet në dyshim – por gabimet e anglezit, i cili edhe një herë nuk u thirr për kombëtaren nga Southgate, kundër Salernitanës dhe Udinezes erdhën pikërisht me portierin e madh në krye të prapavijës.
Është e vështirë të hipotizosh se cili është problemi i qendërmbrojtësit, sepse në përgjithësi ka pasur edhe disa paraqitje përrallore (kundër Tottenhamit, në rradhë të parë). Çështje mendore? Edhe mund të jetë. Përshtatja me një rol të ri? Edhe. Megjithatë, ka më shumë gjasa që të jenë presionet. Fik nuk ka një karakter të lehtë: është shumë emocional dhe luhatet mes çastesh të vëmendjes së madhe te episodet e pasigurisë dhe tërbimit që e bëjnë të gabojë. Prandaj, duhet rikuperuar ajo qetësi dhe ato stimuj, për të rikthyer në rrugën e duhur një nga mbrojtësit më të fortë në kampionat.