
Thiaw, si Kalulu i parë: gjermani synon të ngjitet në hierarkitë e Piolit
Ndeshja kundër Romës, sigurisht që nuk ishte reklama më e mirë e mundshme për Serie A. Një ndeshje plot gabime individuale dhe e shkëputje nga një mori faullesh patjetër që nuk është ajo që i entuziazmon sytë e atyre që shohin një ndeshje midis dy pretendentëve të Champions nga stadiumi apo nga shtëpia. Një ndeshje fizike, ku ranë në sy ata pak lojtarë që mund të driblojnë lehtësisht (e mes tyre është gjithmonë, gjithmonë, Rafael Leao), por edhe ata që e interpretuan në mënyrë thuajse perfekte fazën mbrojtëse. Me një emër mbi të gjithë: Malick Thiaw, në paraqitjen e tij të rradhës më shumë se bindëse në fanellën rosonere.
NËN GJURMËT E PIERRE KALULU
Pierre Kalulu tashmë është një siguri e këtij Milani. Megjithatë, xhevahiri francez klas 2000, statusin e titullarit e fitoi me djersë, përkushtim, kohë dhe paraqitje. Nuk pati asnjë të gjë e lehtë; asgjë e ngjashme me përfshirjen e Charles De Ketelaere në universin Milan (dhe ndoshta, në retrospektivë, një trajtim i ngjashëm do të ishte i preferueshëm edhe për belgun), i cili sapo mbërriti në Milanello mori një vend titullari që asnjëherë nuk nuk arritu ta përcillte me paraqitje në lartësinë e pritur e deri te përgjegjësitë që iu besuan menjëherë. Kalulu erdhi në majë të gishtave, pa u ndierë, duke luajtur në qendër të mbrojtjes, atëherë kur roli i tij origjinal ishte mbrojtës anësor. Dhe ia doli shumë mirë, por u impenjua me pjesë ndeshjesh pavarësisht performancës së tij të përsosur.
Një hyrje graduale, në të cilën cilësitë e lojtarit nuk u vunë për asnjë moment në dyshim dhe gjatë së cilës u menaxhua më së miri presioni duke anuluar peshën relative. Thiaw e nisi eksperiencën e tij te Milan me pikatore në fazën e parë, teksa gjeti vazhdimësi më të madhe angazhimi në fazën e dytë, me paraqitje edhe në Champions League që e vendosën në qendër të vëmendjes së gjysmës së Evropës. E megjithatë, Stefano Pioli, nuk kërkon të nxitojë dhe të djegë kohët dhe as gjermani i ri duket se dridhet nga ideja që të ketë gjithçka menjëherë. Kohë ka, edhe cilësi, dhe synime për t’i bërë gjërat siç duhen. E nëse durimi është virtyti i të fortit, Thiaw tashmë po demonstron se ai e posedon edhe këtë cilësi.
ZËRAT PER TOMORIN, SIGURIA E THIAW
Është normale që zërat që kanë të bëjnë me merkaton të fillojnë të qarkullojnë, me Tottenhamin dhe Manchester Unitedin që i janë afruar Fikayo Tomorit. Lider i mbrojtjes rosonere, ish mbrojtësi i Chelsea ndoshta do ta ketë gjithmonë një sy për kampionatin e vendit të tij, pa marrë parasysh faktin se te Milani është shumë mirë dhe nuk ka shprehur kurrë dëshirë për t’u larguar.
Megjithatë, Milani nuk do të gjendej i papërgatitur: vullneti është i fortë dhe është ai për t’i mbajtur fort të gjithë kampionët e tij (dhe Tomori është një i tillë), por në një perspektivë të ardhshme, duke parë paparashikueshmërinë e ngjarjeve dhe duke pasur parasysh një Simon Kjaer në rrugën drejt 35 vjetëve, duke mundur të mbështetesh në një mbrojtës kaq të besueshëm dhe të vazhdueshëm, pavarësisht nga lemza (dhe nuk është e lehtë të mbash lart nivelin duke luajtur me ndërprerje) do të thotë se drejtuesit kanë nisur të punojnë mbi konceptin e parandalimit. Një strategji e mençur dhe largpamëse, e cila mban edhe një herë firmën e Maldinit, Massarës dhe Moncadës.