Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Thiaw: “Krenar që jam tek Milani. Nuk më besohet akoma”

Malick Thiaw është zbulimi i ri i Milanit të Stefano Piolit. Gjatë këtyre viteve të fundit, shumë të rinj kanë arritur të tregojnë veten dhe të marrin një nominim të shkëlqyer. Shembujt janë të shumtë. Nga Theo Hernandez te Leao, por edhe Kalulu, Tomori, Tonali, Brahim Diaz. Milani ka qenë dhe vazhdon të jetë një vatër talentesh. I fundit që ka dolë, është gjermani Malick Thiaw. Është bërë figurë kyç e formacionit rosoner trajneri i rosonerëve për shkak të emergjencës së dëmtimeve dhe ka qëndruar aty.

Brenda fare pak kohësh ia ka arritur të pushtojë klubin, mjedisin dhe trajnerin, duke u bërë një titullar i mbrojtjes së Milanit. Te ai ajo që ka bërë përshtypje është shpejtësia e ndërhyrjes ndaj kundërshtarit, aftësia dhe kujdesi i madhe në lojën ajrore dhe guximi, shumë guxim. Në moshën 21-vjeçare, ka ende shumë për të mësuar, por bazat e nisjes janë të shkëlqyera, siç e ka konfirmuar gjithmonë Stefano Pioli. Paraqitjet e tij mjaft të mira në Serie A, por edhe në Champions League, i kanë dhuruar edhe thirrje në kombëtaren e Gjermanisë.

Prandaj Thiaw e bëri kapërcimin e madh, duke kaluar nga Gjermania U21 në Gjermaninë e të mëdhenjve, të yjeve gjermanë. Thirrja e tij, duhet theksuar, erdhi pas dëmtimit të shokut të repartit Armel Bella Kotchap. Por Flick nuk ka patur asnjë dyshim në rekrutimin menjëherë të rosonerit, duke e përcaktuar si një alternativë të vlefshme, të re të pritshme në rritjen e tij. Dje, Malick foli drejtpërdrejt nga vendgrumbullimi i kombëtares gjermane. Deklarata të bukura për Milanin nga ana e 21-vjeçarit.

Thiaw: “Kur hyj në dhomën e zhveshjes dhe shoh…”

Malick Thiaw trajtoi fillimisht me gazetarët çështjen e gjuhës italiane. Duhet ende të mësojë shumë: “E flas pak. Por ende jo mirë. Tashmë kuptoj shumë, por mënyra ime e të folurit duhet ende të përmirësohet shumë, ka vend për përmirësim”.

Thiaw u pyet edhe për Paolo Maldinin, se çfarë mendon për të dhe çfarë efekti bën që ta ketë pranë: “Si drejtor sportiv, ndjek çdo seancë stërvitore. E di saktësisht se në cilat fusha duhet të përmirësohem dhe në cilat po eci mjaft mirë. Kjo është ajo që më jep dhe i jam shumë mirënjohës”.

Thiaw ka bërë një kalim në të kaluarën rosonere, duke folur për lojtarin që ka pas pëlqyer më shumë te Milani përpara se të blihej: “Ronaldinho ka qenë i pari që kam adhuruar. Por në retrospektivë, lojtari që lidh më shumë me Milanin është Kevin-Prince Boateng. Dy golat e tij kundër Barcelonës dhe Arsenalit më kanë bërë të çmendem aso kohe. Isha ende shumë i ri, i shikoja ndeshjet në TV dhe mendoja: Uau!”.

Fjalët më të bukura të Malick janë ato që përdor për të shpjeguar se si është të jesh lojtar i Milanit: “Sa herë që hyj në dhomat e zhveshjes dhe shoh fanellën time me emrin tim dhe numrin tim mbi të, ndihem shumë krenar dhe i lumtur. Dhe nuk arrij ende ta kuptoj”.

Sigurisht që nuk mund të mungonte një refleksion edhe për Zlatan Ibrahimovic. Thiaw ka një vlerësim të madh për të: “Çdo seancë stërvitore u jep diçka shokëve të skuadrës. Është një njeri i madh, një lider i vërtetë. Dhe ai urren të humbasë. Është diçka e jashtzakonshme të mund të luash me të. Është një nder i madh dhe më bën jashtëzakonisht krenar. Edhe si fëmijë e shikoja në TV dhe e admiroja. Për thirrjen në kombëtare më tha të mos shqetësohem. Dhe se ky është vetëm fillimi”.

Duke shkuar konkretisht në fushë, Thiaw foli për sfidën me Napolin në kampionat dhe në Champions League: “Napoli po bën një sezon të madh si në Serie A ashtu edhe në Champions League. Por le të shpresojmë që të mos mbarojë me kaq. Ne jemi Milani. Kushdo që e njeh traditën tonë, me shtatë Champions League të fituara, e di që kjo është shtëpia jonë”.

You might also like