Milanistat, emocionet kuqezi

Tërbohet Di Marzio: Ju tregoj të gjithë emrat e blerjeve të reja të Milanit

News

Eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka bërë një bilanc të të gjithë emrave që janë afruar me Milanit për në merkaton e ardhshme verore, ja çfarë thotë

Milani është në pritje për të kuptuar se cila do të jetë situata koorporative për të ardhmen. Elliott është gati ta shesë klubin e rosonerëve dhe Investcorp dhe Redbird janë në dritare. Ndërkohë, Maldini dhe Massara vazhdojnë të ndjekin strategjinë e zbatuar deri më tani.

Objektivi është përforcimi i mëtejshëm i skuadrës në dispozicion të Stefano Piolit. Linja do të jetë e njëjta: lojtarë të rinj dhe të perspektivës si edhe futbollistë të gatshëm menjëherë për Champions League. Disa role nuk kanë bindur dhe janë edhe shumë reparte të tjera që kanë nevojë për një shtesa cilësore. Midis shumë profileve që kanë përfunduar në fletoret e drejtuesve të kuqezinjve ka emra konkretë, si edhe sugjerime të pastra.

Emrat më të nxehtë në orbitën e kuqezinjve janë shumë. Duke filluar nga Origi, Botman, Renato Sanches e deri te sugjerimi Mahrez, duke kaluar nëpër Berardi. Maldini dhe Massara po vlerësojnë shumë pista dhe do të duhet të punojnë edhe për shitjet. Messias, Castillejo, situata kontraktuale e Romagnolit janë vetëm disa nga situatat që duhen monitoruar në Casa Milan.

Për të bërë një analizë të gjendjes së rosonerëve ka menduar Gianluca Di Marzio. Eksperti i merkatos ka mbajtur një leksion në qendrën sportive Perugia Calcio për Universitetin e Futbollit në Romë dhe me këtë rast iu përgjigj edhe disa pyetjeve në lidhje me merkaton. Njëra prej temave më të trajtuara ka qenë padyshim situata e merkatos Milan. Ja çfarë thotë eksperti i mirënjohur për blerjet e rosonerëve në këtë merkato verore:

“Botman dhe Origi janë emra të vërtetë, realë. Derisa të ndodhë ndryshimi i pronësisë do të mbetet e vështirë të njihen detajet, por ka negociata që mund të konsiderohen të zgjidhura që tani. Origi nga Liverpool në këtë moment është emri më afërt, ka disa hapa përpara edhe përsa i përket Renato Sanches. Mahrez është i pamundur, Berardi po flitet për të, por nuk është zgjedhje e parë…”.

Për shitjet e Milan dhe konkretisht për Romagnolin, deklaroi: “Romagnoli është takuar me Lazion 20 ditë më parë për herë të fundit. Oferta e biankocelestëve është më e ulët se ajo që ai përfiton aktualisht te Milani dhe për këtë arsye mund të mbetet te kuqezinjtë”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe