Milanistat, emocionet kuqezi

Takimi vendimtar, një goditje e dyfishtë për Milanin

News

Milani e ka të gjithë dëshirën për t’i mbyllur akordet e arritura për të dy talentet. Java e ardhshme mund të jetë vendimtare. Në rend ditës: blerja përfundimtare

Milani, pavarësisht pritjes për ndryshimin e pronësisë (nga Elliott te RedBird), nuk ndalet së menduari për merkaton. Maldini dhe Massara po realizojnë atë që është planifikuar muajt e fundit. Është e gjithë dëshira për të përforcuar skuadrën rosonere dhe për ta bërë atë më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Në axhendën e dyshes drejtuese janë veçanërisht dy objektiva. Dy negociata që po zhvillohen, për t’u përfunduar sa më parë. Maldini dhe Massara kanë të gjithë dëshirën çdo synim për të sjellë te Milani dy talentë të mëdhenj të perspektivës, të cilët mund ta ndihmojnë skuadrën të arrijë objektiva të rëndësishëm sezonin e ardhshëm.

Po flasim për Sven Botman dhe Noa Lang. Një mbrojtës dhe një sulmues anësor që mund ta rrisin në mënyrë substanciale cilësinë e grupit rosoner. Calciomercato.it raporton të reja shumë të rëndësishme përmbi negociatat që drejtuesit rosonerë po zhvillojnë me Lille dhe Club Brugge për të dy lojtarët.

T’ia nisim me Botman. Kolegët bëjnë të ditur se Milani deri në dje në mbrëmje ka qenë në bisedime me agjentët e mbrojtësit holandez. Marrëveshja me Sven tashmë është arritur, por javën tjetër do të ketë një tjetër video takim, ose ballë për ballë, për të tentuar të gjendet akordi final me Lille. Është Botman prioriteti i merkatos sipas calcioomercato.it.

Gjatë orëve të fundit janë rikthyer zërat e interesimit të Newcastle, gati për një ofertë monstruoze për mbrojtësin. Por Milani është gjithmonë përpara në garën për Botman dhe shpreson ta zhbllokojë përfundimisht situatën javën e ardhshme.

Edhe njeriu i zgjedhur nga Maldini: takimi javën tjetër

Përsa i përket Noa Lang, është ai, belgu, lojtari i përzgjedhur nga Paolo Maldini për të përforcuar mesfushën sulmuese të Piolit. Një anësor i djathtë por që mund të luajë pa asnjë problem si në qendër ashtu edhe në krahun e majtë. Kolegët bëjnë të ditur se drejtuesit e rosonerëve po ushtrojnë presion të madh për ta mbyllur aferën. Por Milani do të duhet t’i vendosë në pjatë Brugge 25 milionë euro për ta bindur që ta shesë.

Ndryshe për Botman, nuk ka ende akord me lojtarin. Noa Lang ka një preferencë të fortë për Milanin, por oferta për pagë, 2.5 milionë euro, është më e ulët se ajo e ofruar nga Leeds dhe West Ham, dy klube të Premierligës që edhe ato po ushtrojnë presion ndaj belgut. Britanikët kanë vënë në pjatë oferta që nisin nga 3 milionë në sezon.

Sidoqoftë, javën tjetër do të zhvillohet një tjetër bisedë midis drejtuesve të Milanit dhe agjentëve të Lang, ku do të bëhen përpjekje për të arritur kompromisin!


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe