Milanistat, emocionet kuqezi

Sytë e Milanit në Bundesligë, kush është talenti i ri, i madh, i Hoffenheim

News

E rëndë jeta e klubeve të Bundesligës që përpiqen, me buxhete të ndryshme dhe strategji të ndryshme, t’i kundërvihen fuqisë dërrmuese të Bayern Munichut. I cili, duke qenë se nuk ka të ngopur në dominimin tashmë prej 10 vjetësh dhe në sigurimin e disa prej lojtarëve më të mirë në botë, ka tashmë një të drejtë përzgjedhjeje të konsoliduar mbi talentet më premtues të panoramës gjermane. Midis tyre është edhe Tom Bischof, fantazisti klas 2005, i rritur futbollistikisht në Hoffenheim, klub që vitet e fundit është dalluar shpesh për lançimin e disa prej xhevahirëve të tij në futbollin që ka rëndësi: nga Sule te Akpoguma, duke kaluar nëpër Baumgartner dhe Geiger, lista është e gjatë dhe e destinuar të përditësohet.

NË RRUGËN DREJT MILANOS? – Mëngjarash natyral, fizik më pak mbresëlënës dhe me qendër graviteti të ulët, Bischof është një futbollist me cilësi të jashtëzakonshme teknike, i zoti për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij në hapësira të ngushta për të bërë diferencën, si në fazën e rifiniturës ashtu edhe në finalizim.

Gjatë këtij sezoni, në të cilin figuron titullar i përhershëm i skuadrës së Hoffenheim U-19, ka treguar se mund të bëjë diferencën edhe duke luajtur nën moshë, siç e dëshmojnë 8 golat dhe po aq asistet e arritura gjatë sezonit. Të cilëve i duhet shtuar edhe 6 me të cilët tërhoqi Gjermaninë U-17 në fazën finale të Europianit që nis të hënën e ardhshme dhe që do të hapet me sfidën ndaj Italisë së Bernardo Corradi.

Mundësia më e mirë pra për të parë nga afër një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së drejtuar nga Meister, në të njëjtin nivel me bomberin Pejcinoviç, edhe për vëzhguesit e shumtë të merkatos, që do të kenë etapën e tyre të rradhës në Izrael javët në vijim.

NJERIU I REKORDEVE – Bashkë me Bayern Munich, që është përpjekur shumë muajt e fundit për të arritur një marrëveshje me entourage të Bischof për ta siguruar me parametra zero në fund të këtij sezoni, duke parakaluar konkurrencën e Leipzig, Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt, është edhe Milani, që ka filluar të ndjekë me shumë interes ecurinë e lojtarit të Hoffenheim. Që, pasi ka dhënë kënaqësinë e rekordit të futbollistit debutues më të ri që ka luajtur në historinë e klubit në Bundesligë (në moshën 16 vjeç dhe 201 ditë, i treti më i riu i të gjitha kohëve në historinë e kampionatit gjerman), ka gjetur argumentet e duhura për ta bindur të rinovojë kontratën deri më 2025. Perspektiva është ajo e promovimit në ekipin e parë duke filluar nga vera e ardhshme për ta futur gradualisht në rotacionet e trajnerit Sebastian Hoeness. I blinduar por jo shumë, Milani, dhe jo vetëm, po e vëzhgon me kujdes të madh.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe