Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Superliga në udhëkryq mes sanksioneve të UEFA-s dhe objektivit 2024/25

Superliga mund të marrë udhë pas dy vitesh nëse Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vlerëson se monopoli i UEFA-s dhe FIFA-s në botën e futbollit është në të vërtetë në kundërshtim me konkurrencën e lirë. Prioriteti i A22 – kompanisë që lëviz fijet e Superligës – është krijimi i një turneu të ri rival të Champions League dhe për ta bërë këtë, opinioni pozitiv i BE-së do të ishte thelbësor, edhe pse rruga e dialogut me UEFA-n do të të mos braktiset.

Megjithatë, për momentin, shkruan El Mundo Deportivo, e gjithë vëmendja është përqendruar te vendimi i gjykatës, që pritet së shpejti. Nëse gjyqtarët bien dakord me pozicionin e Superligës, pas dy vitesh kompeticioni i ri mund të nisë. Me fjalë të tjera, sezoni 2024/25 shënon horizontin e projektit.

Promotorët e kompeticionit të ardhshëm po mendojnë edhe për skenarin më të keq: që gjyqtarët të vendosin në përputhje me konkluzionet e Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, në favor të UEFA-s. Në këtë rast klubet mund të krijojnë një kompeticion jashtë sistemit FIFA-UEFA, por në këtë rast Federata Evropiane e Futbollit mund të procedojë me përjashtimin e Barcelonës, Real Madridit, Juventusit apo çdo klubi që do të hynte e të bëhej pjesë në turne.

Në këtë situatë hipotetike, Superliga mund të niste një betejë dhe të vazhdonte ndërkohë me projektin, pavarësisht goditjeve dhe kundërgoditjeve gjyqësore. Në atë moment mbetet për t’u kuptuar se çfarë do të ndodhte me klubet dhe kampionatet kombëtare, pasi nëse ato do të përjashtoheshin, edhe kampionatet vendëse do të pësonin një goditje të ashpër. Për këtë arsye, Superliga ka besim në një rezolutë që do t’i mundësojë atyre krijimin e një kompeticioni të ri pa vuajtur sanksionet e UEFAs, me fokus dialogun.

A22 vazhdon të mbështetet në angazhimin e një huahe nga JP Morgan, teksa mburret me mbështetjen, eksplicite ose më diskrete, të shumë klubeve evropiane. Ideja e Superligës është të vendoset si një kompeticion i madh së bashku me Premier League dhe të arrijë të tërheqë edhe bigët e mëdhenj anglezë. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se sanksionet e mundshme të dy prej klubeve që promovojnë projektin nga UEFA – Juventus dhe Barcelona – mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Sipas El Mundo Deportivo, sanksionet arbitrare ndaj klubit katalanas apo atij biankoner mund të “demaskojnë” qëndrimin armiqësor të UEFA-s dhe do të përshpejtojë procesin ndaj Superligës. Në çdo rast, derisa të mësohet vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, nuk do të ketë vendime në asnjë drejtim.

You might also like