Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Sulmuesi nuk fshihet: “Gati për Milanin, frymëzohem nga Benzema”

Sulmuesi i ri ndihet gati për kapërcimin në cilësi. Në këtë mënyrë publikisht ka tërhoqur vëmendjen e Milanit

Objektivi kryesor i Milanit në verë, me përjashtim të ndonjë ngjarjeje të bujshme dhe programet të ndryshme, përsa i përket merkatos do të jetë gjetja e një sulmuesi të fortë e me perspektivë.

Nuk është aspak një synim i fshehur i Paolo Maldinit, i cili dëshiron që në krah të veteranëve të repartit të vendosë edhe një qendërsulmues me moshë më të gjelbër, që zotëron cilësitë dhe personalitetin e nevojshëm për të shpërthyer te Milani.

Janë të shumtë profilet e vlerësuara tashmë gjatë këyre javëve të fundit. Por nuk përjashtohet që Milani të përfitojë edhe nga burimet e tij për të përforcuar repartin sulmues. Në këtë kuptim duhet vënë në dukje vetëkandidimi i një talenti të ri, të pastër, në pronësi të kuqezinjve.

Marco Nasti i propozon Milanit: “Ndihem gati, kam forcën që duhet”

Profili ideal për sulmin e Milanit që do të vijë quhet Marco Nasti. Fjala e… vetë Marco Nastit! Në fakt, qendërsulmuesi i ri i shkollës kuqezi ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport në të cilën vetëpropozohet si numri 9 i ardhshëm për skuadrën e tij.

Klas 2003, me origjinë nga Pavia, Nasti e ka bërë të gjithë ngjitjen në zinxhirin e Milanellos. Sot është në eksperiencën e tij të parë jashtë shtëpie, luan me Cosenza në Serinë B. Ku ka nisur të shënojë dhe të bëjë seriozisht.

 “Huazimi është mundësi rritjeje. Dhe është edhe një stimul për t’i treguar Milanit se sa mund të vlej” – ka deklaruar Nasti, i vetëdijshëm se duhet të tregojë diku që mund të jetë i zoti për kuqezinjtë.

Sulmuesi i ri ka përdorur fjalë dhe krahasime të rëndësishme për të kandiduar: “Frymëzohem nga Benzema. Shikoj videot e tij për të mësuar se si të lëviz nëpër zonë. Në Milanello ndiqja shumë Giroudin, kam kuptuar që diferenca me të mëdhenjtë nuk është teknika, por qëndrimi, sjellja, temperamenti. Për më tepër, Pioli beson shumë te të rinjtë”.

Ky është mesazhi që i dërgon Maldinit: “Ndjehem gati. Nuk dua të flas shumë, por kam atë që duhet”. Nasti pra shpreson seriozisht që Milani ta vlerësojë nga afër përgjatë këtyre muajve në Cosenza e më pas ta sjellë në shtëpi dhe të mbështetet te ai.

Marco Nasti ka luajtur 19 ndeshje në këtë sezon në Serie B dhe ka shënuar 4 gola deri më tani. Pas fillimit jo aq emocionues me mister Dionigi, ishte zëvendësuesi Viali ai që u mbështet fort mbi klasin 2003. Dygolëshi i tij në derbin me Reggina bëri xhiron e Italisë dhe i bëri të njohura cilësitë e vërteta prej bomberi të Nastit.

You might also like