Milanistat, emocionet kuqezi

Sulmi, jo vetëm David, por edhe një lojtar tjetër në shënjestër të Maldinit: Ja cila është situata

News

Përveç Jonathan David është edhe lojtari i Mancester City objektiv i Milanit në merkaton verore për rolin e qendërsulmuesit? Por me dy kushte…

Versioni online i ‘La Gazzetta dello Sport’ ka nënvizuar sesi Milani, për seancën e radhës të merkatos, praktikisht e ka mbyllur me ardhjen e Divock Origi. Sulmuesi belg, klas 1995, do të lirohet nga Liverpooli dhe së shpejti do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, deri më 30 qershor 2026, me Djallin. Për të, një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon duke përfshirë bonuset.

Ardhja e Origi në Milanello, megjithatë, nuk do të mbyllë efektivisht merkaton Milan për repartin ofensiv. Belgu mund të jetë një jolly i vërtetë dhe klubi rosoner do të kërkonte një tjetër sulmues të rëndësishëm. Gati, gati për të përballuar një shpenzim kaq të konsiderueshëm vetëm me plotësimin e dy kushteve. Para së gjithash, fitorja e Skudetos, e cila garanton të ardhura të mëtejshme nga të drejtat televizive.

Më pas, padyshim, kalimi i pronësisë nga Elliott te InvestCorp, me fondin e Bahreinit që, në atë moment do të synonte të bënte një ekip të madh duke rritur buxhetin e merkatos që, në këto 4 vite, hedge fund i familjes Singer ka akorduar çdo vit. (60-70 milionë euro). Nëse do të ishte kështu, Milani do të kishte në mendje të merrte një qendërsulmues të madh dhe, për momentin, idetë në shtëpinë e kuqezinjve do të ishin dy.

Të dy me parametra të përbashkët: midis 22 dhe 25 vjeç, të shkathët dhe me një fizik jo shumë imponues, por të aftë për të mbuluar role të shumta ku të jetë e nevojshme, të cilët kanë fituar kampionatet përkatëse si dhe kanë një lloj eksperience në Evropë. I pari është Jonathan David, sulmues kanadez klas 2000 në pronësi të Lille. Aftësitë e tij i mundësojnë të luajë si sulmues i parë ose i dytë. Ka të gjitha synimet për të ndryshuar ajër, siç e kishte bërë të ditur edhe agjenti i tij muajt e kaluar.

Opsioni tjetër është Gabriel Jesus, braziliani klas 1997 në pronësi të Manchester City. Është logjike të supozohet se është gati të largohet nga klubi anglez, i cili ka vendosur të mbështetet te Erling Braut Haaland, duke pasur parasysh edhe kontratën në skadencë më 30 qershor 2023. Hapësira në dispozicion do të reduktohet më tej dhe Milani mund të përfitojë nga situata për ta rrëmbyer me një çmim më të leverdisshëm.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe