
Stadiumi i ri, Milani e ka me nxitim: 100 milionë është shuma që klubi humb çdo vit
Në zyrat e klubit të rrugës Aldo Rossi, ka një prioritet të madh për të ardhmen e Milanit, që është stadiumi i ri në pronësi modern, që mund edhe të sjellë të ardhura të konsiderueshme në arkat e rosonerëve. Për këtë arsye, Djalli dëshiron ta përshpejtojë këtë çështje dhe po shtyn që së shpejti të arrijë diçka konkrete, edhe pse nuk do të jetë e lehtë sepse pengesat nuk mungojnë.
PENGESAT – Klubi milanist tashmë e ka identifikuar zonën e duhur për ndërtimin e impiantit të ri në zonën e hipodromit La Maura, por banorët dhe mbi të gjitha këshilli bashkiak po e kundërshtojnë këtë hipotezë pavarësisht se nuk e kanë parë ende projektin. Ditët e kaluara, kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, bëri një inspektim në La Maura me një drejtues të lartë të Snai për të kuptuar hapësirat operative që do të kishte për Milanin, i cili po punon për t’i dhënë një shtytje të rëndësishëm gjithë kësaj çështjeje.
100 MILION – Nxitimi i kuqezinjve diktohet nga fakti se sipas vlerësimeve që kanë në dorë Gerry Cardinale dhe stafi i tij për çdo sezon sportiv që luan Milani pa aktivitetet e shtuara të një stadiumit të mundshëm në pronësi çon në një “mos arkëtim” prej 100 milionë eurosh (disa vlerësime flasin deri për 150 milionë). Një vlerë vërtetë shumë e rëndësishme që pronarët nuk mund ta vënë në dispozicion të zonës sportive për të bërë investime të reja në skuadër. Kjo është edhe arsyeja pse Milani dhe RedBird e kanë me nxitum të gjejnë një zgjidhje dhe duan ta bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur.