
Stadiumi i Ri, Berluskoni mbron San Siron: “Duhet mbrojtur”
Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milanit, është kategorikisht kundër shkatërrimit të mundshëm të San Siros. Këto deklarata janë bërë përmes profilit të tij në Instagram.
Berlusconi për San Siron
“Në lidhje me çështjen e projektit për shembjen e stadiumit të San Siros në Milano, i bashkohem korit të protestës së eksponentëve të kulturës, përfaqësuesve të institucioneve, tifozëve, qytetarëve të thjeshtë. Stadiumi me 70 vitet e tij të jetës duhet të ruhet dhe mbrojtur; është pjesë e historisë së Milanos dhe e historisë së futbollit italian. Prishja e tij do të nënkuptonte privimin e qytetit nga një monument, nga një simbol i tij, nga një element identifikues në Itali dhe në botë”.