Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Spalletti e kishte me Maldinin: “I pata përmendur emrin”

Deklaratat e trajnerit të Napolit në kuadër të sfidës Champions League. Ja çfarë tha për Maldinin, midis të tashmes dhe të shkuarës

Është vigjilje Champions League për Milanin dhe Napolin. Sonte në San Siro do të rikthehen të përballen njerëzit e Stefano Piolit me ata të Luciano Spallettit nëntë ditë pas dërrmimit të Napolit 4 në 0 në Maradona Stadium.

Do ritakohen sërish pra, trajneri azurrit me Paolo Maldinin, protagonistët e tunelit të Maradona Stadium, me një sherr fjalësh, të inkuadruar prej kamerave, gjë që ka bërë qartësisht xhiron e botës.

Kështu, më pak se 24 orë para ndeshjes së parë të çerekfinals së Champions League, Spalletti, duke folur në konferencën për shtyp i është rikthyer episodit të shumëpërfolur: “Mendoj se nuk kam pse t’i them asgjë Paolos për shkak të vlerësimit që kam për të, që niset nga larg. Me kamera kapet çdo detaj, por këto janë gjëra shumë normale në dhomat e zhveshjes”.

Jo-ja e Maldinit

Kështu Spalletti shfrytëzon rastin për të treguar një anekdotë që lidhet me të kaluarën e tij në Rusi – “Kur isha te Zenit dhe pata mundësinë të vendosja për emrat e bashkëpunëtorëve, më kërkuan një profil ndërkombëtar për të shkuar dhe t’i jepte klubit më shumë shikueshmëri. U përmenda emrin e Paolo Maldinit dhe ata ishin shumë të lumtur. Më kërkuan të kontaktoja, e bëra por ai nuk pranoi”.

 “Kjo për të nxjerrë në pah vlerësimin që kam për personin, për futbollistin – vijon Spalletti – kam bërë një postim në Instagram, në qershor 2020, ku kam shkruar: “Rrahjet e zemrës së futbollit do të jenë të bukura edhe nga shtëpia, unë do të shoh Skalën e futbollit” pranë një shkalle dhe për të bërë këtë postim vesha disa fanella, ato që janë më afër meje janë ato të Maldinit dhe De Rossit. Në mbyllje, ishte keqardhje për mua që nuk e përshëndeta Maldinit në fund të ndeshjes”.

You might also like