Milanistat, emocionet kuqezi

S’kanë të ndalur nga Anglia: “Ja kush është alternativa e Botman”

News

Kanë mbetur edhe 180 minuta deri në fund të betejës Skudeto me Interin, por Milani, pavarësisht sezonit, pritet nga një merkato verore që premton të kërcasë. Në fakt, klubi kuqezi, cilado qoftë pronësia (mund të mbetet Elliott, apo mund të vijnë RedBird ose InvestCorp), ka ndërmend të bëj, falë punës së drejtuesve Paolo Maldini dhe Frederic Massara, të paktën 5-6 goditje të nivelit absolut. Për të qenë gjithnjë e më konkurrues në Serie A e, njëkohësisht, për të rritur nivelin teknike për Champions League të ardhshme. Në mbrojtje, për shembull, priten shumë lëvizje.

KU DO TË PËRFUNDOJË KAPITENI?

Kontrata e kapiten Alessio Romagnolit me Milanin skadon më 30 qershor. Për momentin, nuk është rinovuar ende. Ka një pasiguri të madhe rreth të ardhmes së numrit 13 të kuqezinjve: dukej se do të shkonte te Lazio, por biankoçelestët i kanë ofruar më pak se propozimi për të rinovuar me Djallin që u refuzua nëntorin e kaluar. Në këtë pikë, një hipotezë për të mos u hedhur poshtë, është edhe qëndrimi i Romagnolit te Milan. Ndoshta me një kontratë dy ose trevjeçare dhe premtimin për të bërë një bilanc të situatës pas dymbëdhjetë muajsh.

IKËN PËR PËR TË LUAJTUR MË SHUMË

Ndërkohë, një qendërmbrojtës që do të duhet të largohet nga Milani në seancën e ardhshme të merkatos për të luajtur me më shumë vijimësi është Matteo Gabbia. Klasi ’99, këtë sezon, ka patur fare pak hapësirë ​​(vetëm 10 ndeshje midis Serie A dhe Kupës së Italisë, me 674 minuta në fushë) dhe duke bërë kështu, sigurisht që nuk do të mund të përparojë. I pëlqen Torinos, që do të humbasë Bremerin: huazimi me të drejtën e shpagimit në granata (ndoshta me një kundër-blerje në favor të kuqezinjve) mund të përbëjë zgjidhjen e duhur për të gjithë.

PASIGURIA RRETH VIKINGUT

Ndërkaq, për momentin, dy siguritë e vetme të Djallit në rolin e qendërmbrojtësit duket se janë Fikayo Tomori (do të refuzohen të gjitha ofertat) dhe Pierre Kalulu. Janë ata që e kanë blinduar prapavijën kuqezi prej disa javësh. Nuk dihet, në fakt, se në çfarë gjendje do të rikthehet Simon Kjær pas më shumë se gjashtë muajsh pasiviteti pas operimit të ligamenteve të gjurit. Mund të duhet kohë për të gjetur ritmin dhe për t’u rikthyer në nivelet që biondi danez ka qenë mësuar. Pra, edhe një blerje tjetër në mbrojtjen e Milanit në merkaton verore do të bëhet 100%.

VJEN BOTMAN APO PO NDRYSHOHET RRUGË?

Siç dihet, Milani ka arritur marrëveshje me agjentët e Sven Botman, qendërmbrojtësit holandez të Lille klas 2000. Një kontratë deri më 30 qershor 2027 me një pagë prej 3 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuse. Por është ende në kërkim të një marrëveshjeje me francezët: për ta blerë duhen mbi 30 milionë euro dhe ‘Dogues’ po synojnë të nisin një ankand. Kjo është edhe arsyeja pse Maldini dhe Massara po hetojnë alternativa të tjera. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, Milan dëshiron të marrë William Saliba, klasin 2001 francez në pronësi të Arsenalit, por autor deri tani i 51 ndeshjeve të shkëlqyera në huazim me Olympique Marseille këtë sezon. Mund t’i vishte kuqezi me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe