Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Shorti Champions League, vlerat e skuadrave: Milani i pesti

Një vit i madh, që në mars, një vit historik për Milanin dhe për skuadrat e tjera që marrin pjesë në çerekfinalet e Champions League. Ndërkohë që është Seria A ajo që sjell 3 pjesëmarrës në këtë pikë të sezonit, duke u bërë kampionati më i përfaqësuar në kompeticion. Një goditje e mirë për këdo që flet përrlla, në krahasim me kampionatet e tjera evropiane. Kështu, nga skuadrat e mbetura në Champions League, italianët janë ndër më të ulëtat për sa i përket vlerës së skuadrës. Milani është në pritje të kundërshtarit të tij në çerekfinale, me rrezikun e dy derbeve patriotikë. Rosonerët janë skuadra me vlerën më të madhe nga të tjerat pjesëmarrëse të Serie A, por sidoqoftë, në vendin e pestë të pjesëmarrësve të mbetur në Champions League. Le t’i shohim shifrat në detaje.

City dhe Chelsea mbi një miliard

Ia fillojmë me anglezet: këto, sipas të dhënave të ofruara nga transfermarkt, janë dy skuadrat e vetme që kanë mbetur në garën për Champions League, me një vlerë totale prej më shumë se një miliard euro secila. Skuadra e Guardiolës kryeson grupin, me një total prej 1 miliard e 5 milionë, me dy futbollistë me vlerë mbi 100 milionë: Erling Haaland (170) dhe Phil Foden (110). Pak më pas janë blutë, me një vlerë totale prej 1 miliard e 2 milionë eurosh. Skuadra e Potterit nuk ka asnjë futbollist mbi 100 milionë, me Enzo Fernandez që “ndalon” në 85 milionë euro.

Dy “big”-ët e tjerë: Reali dhe Bajerni

Pas dy skuadrave angleze, vijnë edhe dy big të tjera të mbetura në garën për Champions League. Bayern Munich që pozicionohet në vendin e tretë: nga të dhënat e transfermarkt, gjermanët kanë një vlerë totale të skuadrës që është afër një miliard, por ndalet në 995,700 milionë euro. Musiala është i vetmi lojtar që kap vlerën e 100 milionëve. Pak pas tyre janë blancos që ndalojnë në 851 milionë, me dy lojtarë mbi vlerën e 100 milionëve: Vinicius Junior (120) dhe Federico Valverde (100).

Milan, Inter, Napoli dhe Benfica

Dhe në fund vjen edhe Italia. Grupin e klubeve italiane që kanë mbetur në Champions League drejton pikërisht Milani, i cili sipas të dhënave të transfermarkt ka një vlerë totale prej 571,400 milionë eurosh, me Rafael Leaon si futbollistin “cover” me një vlerë prej 85 milionësh. Më pas vijnë Interi dhe Napoli: nerazurrët ndalen në vlerën e 555.950 milionëve, me Barellën lojtarin më të mirë (70). Napolitanët pak më pak se 550 milionë (543), me Osimhen të vlerësuar në 70 milionë. E mbyll top 8-shen e skuadrave të mbetura në Champions League, Benfica, e cila ndalet në 313 milionë në total, me Goncalo Ramos që kryeson ekipin me një vlerë prej 40 milionësh.

You might also like