Milanistat, emocionet kuqezi

Shitja Milan: të rejat më të fundit për Investcorp dhe hipoteza RedBird | Çfarë mund të ndodhë

News

“Nuk di për ndonjë çështje kritike me Investcorp. Më rezulton të ketë dy oferta dhe duhet kohë për të kompletuar perimetrin e ofertës, për t’i kuptuar mirë dhe për t’i krahasuar ato”. Dje presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka rindezur dritat mbi shitjen e kompanisë, duke konfirmuar në shtyp prezencën jo më të vetëm një oferte me fondin e Bahreinit, por të një tjetër blerësi të mundshëm, fondit amerikan RedBird dhe të nevojës nga ana e Elliott, për t’i vlerësuar mirë të dy ofertat.

PERIMETRA PËR T’U VLERËSUAR

Ju kemi treguar se pas mbylljes së due diligence mes Elliott dhe Investcorp, ekskluziviteti i dhënë fondit të Bahreinit skadoi zyrtarisht pa arritur te nënshkrimet aq të shumëpritura. Arsyeja, siç e thotë edhe Scaroni, lidhet pikërisht me praninë e ofertës së dytë, e ndryshme si në formulë, ashtu edhe në vlerësimin ekonomik krahasuar me atë të fondit të drejtuar nga Al Ardhi. “Perimetrat për t’u vlerësuar”, për të cilat foli presidenti aktual i kuqezinjve po e shtyjnë Elliott të paktën të shqyrtojë mundësinë që propozimi i RedBird mund të jetë një exit-strategy më e mirë.

RRITJE E OFERTËS?

Çfarë mund të ndodhë tani? Dyshimet e Elliott për ofertën e Investcorp lidhen me formulën e propozuar nga fondi saudit me 1.18 miliardë euro të ndarë në 800 milionë kapital dhe pjesën e mbetur në formë kredie. Konkurrenca e fondit amerikan të drejtuar nga Cardinale mund ta çojë tani Investcorp ose në riformulimin e propozimit ose në rritjen e vlerës së përgjithshme, ose të modifikojë strukturën e tij duke ulur pjesën e kredisë në favor të pjesës së kapitalit. Ndërkohë, Elliott pret dhe merr kohë. Është kampionati për t’u përmbyllur i cili mund t’i zhvendosë më tej për pozitivisht llogaritë e klubit e për rrjedhojë të ketë më shumë kredite në negociatat me të interesuarit.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe