Milanistat, emocionet kuqezi

Shitja Milan, RedBird dhe modeli i Moneyball: Ja çfarë duhet për të fituar

News

Prej ditësh po flitet me këmbëngulje për një duel të vërtetë mbi blerjen e shumicës së kuotave të Milanit. Janë dy oferta që pronarët e Elliott Management po i vlerësojnë me kujdes.

Nga njëra anë, ofensiva e njohur e Investcorp, konsorciumi arab që do të kishte vënë në pjatë 1.18 miliardë euro për të marrë po-në e menjëhershme të Elliott. Por po rritet edhe mundësia për të parë një Milan ende me yje dhe vija, falë propozimit të paraqitur nga RedBird Capital.

Fondi amerikan ka hyrë në negociata. Flitet për 1 miliardë menjëherë të vendosura në pjatë për blerjen e aksioneve të Milanit. Një shifër më e ulët se ajo e propozuar nga Investcorp, por që duket se po e bind paksa më shumë familjen Singer, ndoshta për shkak të njohurive specifike të kompanisë së themeluar në Dallas.

Ndërkohë që tifozët e Milanit po ëndërrojnë me sy të hapur. Një shitje nga ana e Elliott në një nga këto fonde të interesuara mund të nënkuptojë një shtim të burimeve në arkat rosonere dhe një zhvillim edhe më të madh në nivel ndërkombëtar. Dhe për pasojë edhe një buxhet marramendës merkatoje për të përforcuar ekipin.

Por, për t’i hedhur një dorë të mirë uji entuziazmit të tifozëve, ka qenë vetë Gerry Cardinale, themeluesi dhe presidenti i RedBird. Menaxheri amerikan, ndërhyri në podcastin Are You Not Entertained, ku foli për strategjinë e kompanisë së tij në investimin dhe zhvillimin e një aseti. Edhe në botën e sportit: “Përpara se të bëjmë investimet tona në futbollin evropian, padyshim që kemi bërë kërkime dhe studime shumë të thelluara për klubet dhe merkaton. Jemi bindur se nuk ka nevojë të shpenzojmë shumë para për të fituar. Duhet inteligjencë, për të fituar dhe në të njëjtën kohë për të mos sakrifikuar likuiditet në merkato dhe mbi investime të shtrenjta. Dhe kjo është në themelet e konceptit të Moneyball. Unë i besoj”.

Cardinale ka përmblodhur një mendim në lidhje me vetëfinancimin dhe kërkimin e talenteve, duke përqafuar politikën e Elliott Management. Pronësia aktuale e Milanit në fakt e ka menaxhuar klubin vitet e fundit pa shpenzuar shuma të stërmëdha në merkato, duke u përqëndruar në zonën scouting dhe në rritjen e të rinjve në krah të elementëve më maturë. Dhe po lufton për Skudeton me një ekip të fortë dhe pak të kushtueshëm.

Moneyball është pikërisht strategjia, shumë amerikane në stil dhe zhvillim, e kërkimit të elementeve të duhura teknikë nëpërmjet një softuerit, një databaze që di të krahasojë të dhënat dhe statistikat e lojtarëve dhe të gjejë mundësitë më të mira në merkato. Jo rastësisht ideatori i kësaj teorie, Billy Beane, është pjesë e konsorciumit RedBird.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe