Milanistat, emocionet kuqezi

Shitja Milan, prapaskena e bujshme: bashkëpunim midis Investcorp dhe ish-presidentit

News

Do të jetë një javë vendimtare për të ardhmen korporative të Milanit. Ka shumë lajme për zbarkimin në Itali të emisarëve të RedBird Capital, fondit amerikan që tani është në pole për të blerë shumicën e aksioneve.

Madje përflitet gjithashtu edhe për ardhjen e vetë manjatit Gerry Cardinale, themeluesit të grupit dhe aksionerit të mazhorancës. Për të mbyllur bisedimet me Elliott Management për të blerë Milanin. Por familja Singer sipas të gjitha gjasave do të mbetet në klub me një kuotë minorance.

Ndërkohë, gjatë këtyre orëve merr formë një lajm që do të ishte i bujshme, edhe pse duhet konfirmuar ose mohuar zyrtarisht. Duket se RedBird ka kontaktuar së fundmi me një personazh që ka shënuar prej vitesh historinë e Milanit.

Rikthim në të kaluarën?

Sipas Il Sole 24 Ore, do të kishte pasur një interes pikërisht nga ana e Silvio Berlusconit. Po, ish-presidentit historik të Milanit, atij që nga viti 1986 deri në 2017 ka zotëruar klubin, duke fituar praktikisht gjithçka në Itali, në Evropë dhe në botë.

Berlusconi do të kishte deklaruar, se paskësh ndërmend të rikthehej te Milani. Edhe pse e tashmja e tij quhet Monza, klubi brianzol që ka blerë së bashku me Adriano Gallianin për të provuar një ringjitje të re në futbollin që ka rëndësi.

Ironi apo dëshirë konkrete? Asgjë nuk është konkrete, por prapaskena e zbuluar nga gazetari Carlo Festa do të ishte e bujshme. Duket se fondi Investcorp, i cili deri pak javë më parë ishte në pol për blerjen e Milanit, ka kontaktuar pikërisht Silvio Berlusconin për të hyrë në kompanisë në rrugën për blerjen e klubit rosoner.

Ka patur bisedime mes Mohammed Al Ardhit dhe entourage të ish kryeministrit italian. Ideja ishte përfshirja e Berlusconit, i tunduar nga pasioni i tij milanist, për të rritur equity korporativ. Pra, Cavaliere do të hynte në kompani si një financues i drejtpërdrejtë, me një përqindje minorance në Milanin e ri të markuar Investcorp.

Pavarësisht këtyre kontakteve, arabët janë tërhoqur zyrtarisht nga gara për Milanin, e cila sipas të gjitha gjasave do t’u kalojë amerikanëve të RedBird. Por edhe Cardinale po kërkon financues të vegjël për të shmangur marrjen e obligacioneve apo kredive bankare. E ndoshta sërisht Fininvest mund të mendojë të rikthehet me fondin me origjinë nga Dallasi.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe