Milanistat, emocionet kuqezi

Shitja Milan, ja çfarë synon në të vërtetë Elliott me klubin e rosonerëve

News

Ka ardhur momenti për të bërë një bilanc të shitjes së mundshme të Milanit nga Elliott tek InvestCorp ose RedBird, dy fondet që kanë paraqitur dy propozime konkrete për pronësinë e klubit kuqezi. Ofertat janë konfirmuar edhe nga vetë presidenti kuqezi, Paolo Scaroni, i cili më pas ka shpjeguar se si Elliott i duhet “kohë për të kompletuar perimetrin e ofertave, për t’i kuptuar mirë dhe për t’i krahasuar ato”.

Prandaj, në një analizë të thellë, nevojitet të evidentohen disa pasazhe kyç të çështjes. Në një blerje, çmimi është një nga elementët e ofertës, por jo gjithmonë më i rëndësishmi. Në fakt, shpesh propozimet përmbajnë edhe detaje mbi strukturën financiare. Pagesa cash apo prania e mundshme e ‘kredive-urë’ të dhëna nga bankat apo investitorë financiarë, por edhe blerja e një kompanie nëpërmjet borxhit për t’u paguar po nga ajo kompani.

Elliott, në mënyrë të veçantë, ka bërë të ditur se nuk është i disponueshëm për një strukturë të tillë. Një tjetër element, është ‘timing’-koha e pagesave. Jo aq si vonesë, por në raport me elementët që konfigurojnë ndarjen e rrezikut midis blerësit dhe shitësit. Kështu ndodh, për shembull, me klauzolat e ‘earn out’, të cilat kushtëzojnë një pjesë të çmimit me arritjen, ndër vite, të objektivave specifike.

Do të ishte e gabuar, pra, të mendohej se Elliott ka vetëm interes të përfitojë sa më shumë që të jetë e mundur nga shitja e Milanit. Drejtimi i ardhshëm mund të dëmtojë shitësin i cili mund të mendojë të mbrojë vetveten. Prandaj, në disa raste, preferohen oferta ndoshta me vlerë më të ulët nëse ajo më e larta përmban kushte të rrezikshme. Arsye për të cilën, ndoshta, propozimi i RedBird mund ta kënaqte më shumë Elliott sesa ai i InvestCorp.

Ndërkohë, është Corriere dello Sport që shpjegon se, ultimatumi i supozuar i dërguar Elliott nga InvestCorp, duhet kujtuar se si aut-aut në shtyp është larg nga dialektika midis dy palëve financiare të profilit të lartë. Dhe se hedge fund fondi i familjes Singer heziton ose e ngre për shkak të çmimit të marrëveshjes me Chelsea, duket jo fort bindës. Pjesërisht për shkak se shitja e ‘Blues’ ishte në rrugë prej dy muajsh, pjesërisht për shkak se hezitimet nga njëra anë zakonisht ndërpriten nga një propozim i detyrueshëm afatshkurtër.

Është e rëndësishme të kuptohet një gjë. Kushdo që merr Milan, qoftë InvestCorp apo RedBird, do të blejë nga Elliott edhe menaxhimin virtuoz që fondi amerikan ka kryer në këto katër vite. Ajo që do të bëjë diferencën do të jetë aftësia për të rritur të ardhurat dhe/ose për të konkurruar duke optimizuar burimet.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe