Milanistat, emocionet kuqezi

Shitja Milan, Investcorp ka pezulluar planet për blerjen e klubit rosoner

34
News

Dukej shumë afër blerja e Milanit nga Investcorp, por gjithçka ka ndryshuar dhe situata është përmbysur totalisht. Elliott, pasi negocioi për dy javë me fondin arab, mori një ofertë edhe nga RedBird, i cili tani është në një avantazh të qartë për të fituar klubin rosoner. Në fakt, sipas raporteve të Reuters, Investcorp, do t’i kishte pezulluar planet e tij për të blerë Milanin. Burimi, që do të ishte shumë afër me negociatat thotë se, gjatë bisedimeve me Elliott, fondi arab nuk mund të binte dakord me ta për zgjidhjen e një çështjeje të caktuar. Kështu Milani po i afrohet blerjes nga RedBird, me një kthesë të mundshme që në fund të muajit.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe