Milanistat, emocionet kuqezi

Shitja Milan, Elliott merr kohë dhe Investcorp rrudh hundën: strategjitë dhe skenari i ri

News

Kohët e shitjes së një kompanie nuk janë kurrë të shkurtra, përkundrazi. E për të mos folur pastaj për një klub historik si Milani. Investcorp është ende në vijën e parë, por “më rezulton që janë dy oferta dhe duhet kohë për të plotësuar perimetrin e ofertës, për t’i kuptuar më mirë dhe për t’i krahasuar ato”, ka thënë presidenti Scaroni. Atëherë, qetësi dhe durim. Kompania aktuale dëshiron të vlerësojë mirë çdo detaj e ndërkohë fondi saudit pret. Dhe fillon të rrudhë hundë, sepse kohët po zgjaten shumë. Shumë, sipas tyre.

DYSHIMI – Eksponentët e Investcorp mendinin se e kishin mbyllur tashmë marrëveshjen dhe rrethin e një negociate që po zhvillohet kryesisht në zyrat e amerikanëve. Kohët, megjithatë, u zgjatën më shumë se sa mendonin dhe ideja që del nga kompania e Bahreinit është se Elliott po merr kohë për të rritur çmimin. Pothuajse një dyshim.

PROPOZIMI TJETËR – Scaroni flet për dy oferta, sepse përveç Investcorp si blerës potencial, ka dalë edhe fondi amerikan RedBird. Kompania aktuale rosonere po reflekton dhe po i studion të dy propozimet, Investcorp është bashkëbiseduesi kryesor por nuk përjashtohet që propozimi i RedBird të përbëjë një exit-strategy më të mirë. Për një Milan gati të ndryshojë fytyrë.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe