Milanistat, emocionet kuqezi

Shitja Milan, Cardinale zbarkon në Milano: lëvizja e parë do të jetë… Maldini!

News

Ditë të nxehta për shitjen e kuotës së mazhorancës së Milanit. Tashmë duket se gjithçka është gati për ndryshimet në krye të klubit: të mirëinformuarit flasin për javën tjetër si një javë vendimtare.

Lajmi i fundit në media tregon për RedBird Capital tani farë afër akordit për të bindur Elliott Management. Kompania amerikane është gati të zbarkojë në Milano, zyrtarisht, për të mbyllur aferën dhe për të siguruar kontrollin mbi Milanin.

Duket se qysh nesër Gerry Cardinale, presidenti dhe themeluesi i RedBird, mund të zbarkojë në Milano. Jo në një vizitë kortezie, as në një udhëtim top-sekret si ai i bërë në të shkuarën e afërt. Italiano-amerikani ka njoftuar se do të jetë në qytet për të gjetur akordin përfundimtar me familjen Singer dhe për të nisur organizimin e të ardhmes.

Kërkohen siguri

Siç shkruan sot La Repubblica dhe që konfirmohet edhe nga eksperti i fushës Nicolò Schira, një nga lëvizjet e para të Cardinale do të jetë dialogu me drejtuesin kryesor të botës rosonere. Ai Paolo Maldini që i habiti të gjithë para nja dy ditësh me deklaratat e tij të forta ndaj pronësisë aktuale.

Maldini, aktualisht drejtor i zonës teknike të Milanit, ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë propozim për rinovimin e kontratës nga Elliott. As ai e as Ricky Massara nuk kishin nisur ende asnjë diskutim me klubin, pavarësisht punës së shkëlqyer vitet e fundit që çoi edhe në fitoren e Skudetos.

Cardinale dëshiron ta takojë menjëherë Maldinin dhe të flasë drejtëpërdrejtë me të për rinovimin e kontratës. Pronari i ardhshëm i Milanit nuk e imagjinon një klub pa ish kapitenin në të dhe nuk ka ndërmend t’i prezantohet publikut të tij të ri duke hedhur poshtë një flamur si Maldini.

Pritet kështu një rinovim i menjëhershëm për numrin 3 historik të Milanit. Por Maldini fillimisht dëshiron të flasë me Cardinale dhe anëtarët e RedBird Capital për të vlerësuar projektin e ardhshëm. Drejtuesi dëshiron të sigurohet që pronësia e re të do të jetë gati për të investuar, veçanërisht në merkaton verore.

Milanit i duhen 2-3 goditje të rëndësishme (jo domosdoshmërisht top player shumë të shtrenjtë) për të ruajtur laedershipin në Itali dhe për t’u përmirësuar edhe në Champions League. Një kusht mbi të cilin Maldini nuk bën kompromis dhe që do të hartojë projektin e ardhshëm të Milanit, në stil amerikan.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe