Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Shifra shqetësuese. Në sulm, problemi është strukturor. Merkato: duhen shumë gola

Duke analizuar sezonin e Milanit në kampionat, bien në sy disa shifra.

Para së gjithash, 36 golat e pësuar: shifër e pabesueshme. Mjafton të thuhet se vetëm 7 skuadra në Serie A kanë bërë më keq. Për këtë ka shumë shpjegime, që nga mungesa e gjatë e Maignan, e deri te rënia e përqendrimit të përgjithshëm dhe individual. Shpesh në sezonin aktual Tomori ka qenë i panjohshëm, ndërsa një vit më parë ishte një shkëmb i padiskutueshëm. Pastaj Thiaw (keq në Udine) u integrua me shumë vonesë: preferimi deri në fund të janar i Gabbia ishte sidoqoftë një gabim. E megjithatë, në përgjithësi, gjithçka është rezultat i një qasjeje mendore, fatkeqësisht ndaj kampionatit seriozisht të pamjaftueshme.

Ndërsa në sulm, problemi duket strukturor dhe në 2023-in doli në sipërfaqe: në 12 ndeshjet e fundit vetëm 2 herë Milani ka arritur të realizojë dy gola. Shifër shumë shqetësuese. Leao nuk shënon prej më shumë se 2 muajsh (goli i fundit në Lecce në mes të janarit), ashtu si edhe Origi. Rebiç dhe Brahim Diaz nuk e kanë gjetur golin në kampionat që nga tetori. Nëse i shtojmë 0 zërit të golit në Serie A të De Ketelaere dhe Saelemaekers dhe vetëm vulën në penallti të Ibrës (i fundmit i fajtorëve), atëherë tabloja është vërtet alarmante. Fatmirësisht Giroud është përgjigjur gjithmonë gati dhe Messias ka sjellë sifoqoftë një kontribut prej 4 golash.

Reparti ka nevojë për terapi shoku, nëse është e mundur edhe një revolucion në verë. Do të jetë e nevojshme të identifikohen dhe të mos gabohet një sulmues i madh për sezonin e ardhshëm: një që të mbyll ndeshjet për kur e ka mundësinë (një tjetër kufizim i këtij ekipi), një që të zgjidh ndeshje të komplikuara dhe të bën të fitosh ato edhe kur nuk je në formën më të mirë.

Do të nevojitet të ndërtohet një repart pas tij që garanton një shifër realizative të rëndësishme, midis anësorësh dhe mësfushorësh sulmues. Nevojiten njerëz që të jenë të aftë të bëjnë gola, të cilët golin e kanë në adn-në e tyre: përforcime pra në çdo rapart, veçanërisht nga treçerekfusha e lart. Është e kuptueshme se për një revolucion nevojiten edhe burimet e duhura.

Për këtë, duhen bërë edhe zgjedhje të guximshme dhe të arrihet të shitet mirë. Pas 2 vitesh zhgënjyese, Rebiç po dëshmon se nuk e meriton Milanin. Origi nuk ka treguar asgjë deri më sot. Me pasiguritë për të ardhmen e Leao dhe Brahim Diaz, përshtypja është se reparti mund të ndryshojë vërtetë rrënjësisht: kjo mund të përfaqësojë një mundësi përmirësim. E për ta bërë këtë, nuk duhet gabuar në fushatën e blerjeve.

You might also like