Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Shevchenko: “Euroderby? Mezi pres ta shijoj si tifoz i Milanit”.

Andriy Shevchenko, ish-sulmuesi i Milanit, ka folur ekskluzivisht për ‘La Gazzetta dello Sport’ për derbin ndaj Interit në gjysmëfinalen e Champions League. Sheva ka qenë protagonist si më 2003 ashtu edhe më 2005, pra në në të dyja herët deri më sot ku dy skuadrat milaneze kanë kryqëzuar rrugët në Champions League.

Ja deklaratat e tij për derbin e ‘San Siros’ më 10 dhe 16 majin e ardhshëm: “Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme. Mezi pres ta shijoj si tifoz i Milanit, pasi e kam përjetuar si lojtar”.

You might also like