Milanistat, emocionet kuqezi

Seedorf: “Manchester City? Historia nuk krijohet për 2 e as për 10 vjet”

News

Clarence Seedorf, ish futbollisti dhe ish trajneri i Milanit, ka folur për dallimet mes Real Madrid dhe Manchester City në Champions League. Holandezi theksoi dallimin mes dy klubeve nga pikëpamja e historisë në këtë kompeticion. Këto janë deklaratat në mikrofonat e ‘Amazon Prime Video’:

 “Nuk dua të shpreh mungese respekti ndaj një skuadre të madhe si Manchester City, por historia nuk krijohet për 2 vjet e as për 10 vjet. Në një ambient që është mësuar të fitojë si ai i Real Madridit… e thashë më parë, në Madrid nëse eleminohesh në të tetat e finales, nuk duhet të dukesh në për dy muaj. Ndërsa për Manchester City, ndoshta arritja në gjysmëfinale, për ata që nuk kanë parë kurrë ndeshje kaq shumë të rëndësishme në Champions League në historinë e klubit, nuk krijohet ai ambient, ai tension dhe ajo pritshmëri që më pas bëhet përgjegjësi. Pastaj, është po aq e vërtetë që në Madrid 13 kupa të fituara nga klubi, kushdo që vjen, e di që Reali është më i madh se çdo klub. Mendoj se kjo është diferenca më e madh që Manchester City do të duhet të ndërtojë me kalimin e kohës, ashtu si Paris Saint-Germain”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe