
Rrezikon përjashtimin nga Champions League | Njoftimi live që i habiti të gjithë
Zbulimi i bujshëm i ish-futbollistit. Pavarësisht ecurisë së deritanishme, mund të mos luajë në Champions League. Të gjitha detajet
Il Napoli si è aggiudicato giovedì sera a Udine uno Scudetto assolutamente meritato. Nonostante manchino ancora cinque partite alla fine del campionato, i campani hanno raggiunto l’obiettivo anzitempo grazie alla miriade di punti conquistati in stagione. Dunque l’obiettivo è stato raggiunto matematicamente. La cavalcata degli azzurri di Spalletti nel corso di questa annata è stata epocale e meritevole del titolo finale. Le dirette rivali possono soltanto avere il rammarico di non esser riuscite a tenere il passo del Napoli, commettendo qualche errore di troppo.
Napoli fitoi një kampionat absolutisht të merituar në Udine të enjten në mbrëmje. Edhe pse kanë mbetur edhe pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit, lojtarët kampanë e kanë arritur qëllimin e tyre para kohe falë një morie pikësh të shënjuara gjatë sezonit. Pra objektivi është arritur matematikisht.
Por krejtësisht e hapur ka mbetur lufta për vendin e katërt, e vlefshme për kualifikimin e ardhshëm në Champions League. Lazio, Juventus, Inter, Atalanta, Milan dhe Roma janë të gjithë aty, në luftë për t’u rikthyer në podiumin e katër të parave. Dikush numëron ndonjë pikë më shumë, si Lazio dhe Juventus përkatësisht me 64 dhe 63 pikë. Pastaj vjen Interi i katërti me 60 pikë. Më poshtë, luftojnë Atalanta, Milani dhe Roma, të treja me 58 pikë dhe për rrjedhojë dy distanca nga vendi i katërt.
Përshtypja e madhe është se do të jetë një finale sezoni shumë emocionuese plot goditje e kundërgoditje. Por një surprizë tjetër mund të mbërrijë shumë shpejt, duke qenë se Napoli, pavarësisht vendit të parë absolut dhe Skudetos së fituar, rrezikon si kushdo tjetër të mbetet jashtë Champions Leagues të ardhshme.
Kështu, Max Donadio, një ish-futbollist italian, ka hedhur një bombë të madhe gjatë ndërhyrjes së tij në TV PLAY. Konkretisht, ai bëri të ditur se nuk është vetëm Juventusi që rrezikon përjashtimin nga Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Është edhe Napoli i Spallettit që duhet të frikësohet shumë. Po për çfarë arësye? Sipas tij, UEFA faktikisht është duke hetuar marrëveshjen e Osimhen që klubi blu ka bërë me Lille dy sezone më parë. Konkretisht, po diskutohet mirëbesimi i të dyja klubeve për fitimet e gjeneruara, me Napoli që iu ka shitur njëkohësisht lojtarë francezëve.
Ja çfarë tha Donadio për TV PLAY në lidhje me këtë çështje, duke i rënë një kambane të madhe alarmi tek tifozeria napolitane:
“Jam mësuar të them vetëm të vërtetën, prandaj them se ka rrezik dhe ai është real. Napoli po hetohet nga UEFA për arsye të njohura prej të gjithëve, për vendimet përfundimtare do të duhet të presim. Por është një e vërtetë që rrezikon përjashtimin nga Champions League. Është diçka që i duhet konfirmuar tifozerisë, nuk ka asgjë të keqe. Është thjesht çështje ndershmërie”.