
Romani “stadiumi i ri”: shfaqet një zonë e re, klubi i rosonerëve do të vendosë shumë shpejt. Elliott-Cardinale, çështja e shekullit. Me Napolin për një finale ndryshe. Leksioni i madh i Skocisë
Ndërprerja e kampionatit u plotësua nga zhurma e Sinner, nga motorët, nga drita e zbehtë e kombëtares, nga ngjarje të ndryshme e të mundshme, por edhe nga bëmat e Maignan dhe – për fat të keq – nga dëmtimi i Kalulu. Një ngjarje që ka i ka bërë edhe mediat më të mëdha të kuptojnë se po, ndoshta po luajmë shumë, se ndoshta gati 70 ndeshje në vit janë paksa shumë dhe shkojnë “në dëm të shëndetit dhe argëtimit”. Ashtu pra! E për sa i përket Milanit, kemi arritur të lexonim në paqe të plotë faqe të tjera të romanit surreal “Stadiumi i ri”, që pasurohet, kapitull pas kapitulli, faqe pas faqeje, me të papritura, me hipokrizi, mjerim politik dhe burokratik, ideologji retorike partiake, në vend të debateve, të cilat për pjesën tjetër të ideologjive nuk pasqyrojnë thuajse asgjë, sepse nuk kuptojnë asgjë. Kështu, fjala më e përsëritur është “në vendqëndro”.
Është ajo zonja e vjetër që jeton pranë Maurës, zona e përzgjedhur për impiantin e ri të rosonerëve, e cila ankohet për rrëmujën që do të bëjnë për të parkuar. Është ai tipi që teksa nxjerr qenin që ka frikë se mos i zhduken pemët, lëndinat dhe vetë qeni. Është këshilltari bashkiak i rradhës (lista Sala, s’ka nevojë të thuhet) i cili madje i paraqiti një ankesë Komisionerit Evropian për Mjedisin ku i kërkonte të aktivizonte “të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe shmangur realizimin e një transformimi të pakthyeshëm të zonës së mbrojtur”. Ajo zonë e “mbrojtur” në të vërtetë deri më sot nuk është asgjë më shumë sesa një tokë djerrë dhe gjysmë e shkretë: La Maura, e panjohur nga 99,9% e politikanëve dhe banorëve të Milanos, tani është rikualifikuar papritur si mushkëria e metropolit, xhevahir ekologjik, linja e shpëtimit për planetin milanez. Larg duart nga kjo zonë fisnike, e panjohur që shumë pak e dinë saktësisht se ku ndodhet.
Nuk është një romanzë, është një farsë, dhe shumë mirë do bëjë Milani që të mos shkelë në këtë Maurë, e cila pas pak javësh – nëse nuk imponohen ndryshe ata, shefat e të madhërishmes politikë – fatkeqësisht do të kthehen në mënyrë melankonike në më të harruarën e bjerrinave, e varrosur nga hartat topografike dhe nën shkresa siç ka qenë deri më tani. Do të ketë një mënyrë pra për të rilançuar hipotezën Sesto San Giovanni, ku duket – në dashtë Zoti – që autoritetet nuk janë të interesuara për sherre spekulative dhe janë gati të shtrojnë qilima e kuq (e zi) të stadiumit të ri të Milanit.
Gjatë këtyre orëve të fundit, i është paraqitur klubit, i cili rezervon të drejtën ta shqyrtojë, një propozim i ri nga kompania Draba srl: në një E-mail të dërguar katëve të larta të Casa Milan, presidenti shpreh interes për duke mirëpritur stadiumin “në jug të Milanos, në zonën që ndodhet midis rrugës De Finetti dhe rrugës Barona. Me një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh (…)”. PCU (Plani i Brezit Urban) parashikon shprehimisht realizimin e ndërhyrjeve që lidhen me përdorimin e parkut (…), objekteve sportive dhe objekteve me interes të përgjithshëm”. Zona, pranë hyrjes së A7 (autostrada për në Genova) , tashmë shërbehet gjerësisht nga transporti publik dhe nga linja 2 e metrosë.
Siguritë që kemi janë disa, vetëm disa, hiç më shumë se disa. E para është se në Itali gara drejt stadiumeve dhe objekteve sportive bëhet ekskluzivisht atëherë kur ndodhen përpara Olimpiadave, Evropianëve, Kampionateve Botërorë, për të shpërdoruar më pas disa miliona, miliarda taksapagues për katedrale në shkretëtirë dhe në struktura që pjesërisht nuk përfundojnë kurrë, apo i lënë të kalben, të shemben menjëherë pas përfundimit të eventit. Siguria e dytë është se klubi i Milanit ka më shumë se një mundësi në tavolinë dhe, siç raportohet një drejtues shumë i lartë, “vendimi se ku do të ndërtohet stadiumi ynë do të vijë shpejt, shumë shpejt”. Pikë.
E duke qenë se po flasim për komedi. Ajo që ka të bëjë me kalimin ose mostransferimin e aksioneve mes Elliot dhe Redbird vazhdon të ngjallë interes të madh në shtyp, veçanërisht në atë politik dhe financiar. Sigurisht, ata bëjnë punën e tyre. Nuk kanë as më të voglin dyshim se midis dy figurave të zgjuara të dorës së dytë dhe dy gjigantë (të cilët, nëse një gjë mund ta bëjnë mirë, madje më mirë se kushdo tjetër në botë, janë llogaritë dhe kontratat), diçka ka shkuar keq për të parët. . Ndoshta e kam gabim, sigurisht që është e çuditshme që nuk zgjoi gjithë këtë interes, gjithë këtë vëmendje, madje as mbyllja mes Berlusconit dhe kinezëve me rrokullisje. Dhjetëra, qindra miliona që enden nga Bankgkok në Bruksel, midis Kaiman dhe Vergini duke kaluar nëpër llogaritë e AC Milan (nuk është sekret: Fassone ia zbuloi Corsera-s). Misteret e financave të larta dhe hetimeve të ulëta.
Më mirë t’u kthehemi gjërave formale, më mirë të kthehemi të flasim për futbollin. Jam dakord me kthimin në origjinë në mbrojtjen me 4: për disa ndeshje mundësoi një mbrojtje të mirë dhe rezultate pozitive, por golat e shënuar me pikatore dhe hemoragjia nga ato të pësuar e shtynë Piolin të ndryshonte sërish. Ajo që ka rëndësi është se nga Napoli fillon një finale ndryshe sezoni, që na sjell ndërmend muajt gusht-nëntor: ai Milan, përtej moduleve, duhet të rikthehet në fushë. Me krenari, egërsi, bindje. Janë këto armët e vërteta që duhen rizbuluar për të fituar garën Champions, për të pasur shance që t’i luajmë kundër Napolit.
Ndër surprizat e mëdha të kësaj pauze ndërkombëtare, fitorja e Skocisë ndaj Spanjës (2-0) e vlefshme për Euro 2024. Kur kapiteni iberik Rodri deklaroi në fund të ndeshjes: “Ajo skoceze është mënyra e tyre, duhet respektuar, por për mua nuk është futboll. Shumë humbje kohe, provokime të vazhdueshme, pengesa, gjithmonë përtokë në kontaktin më të vogël”. Më duket mjaft e qartë se Rodri në Serinë A nuk do të luajë kurrë: i ka mjaftuar leksioni në Hampden Park të Glasgow.