Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Roma-Milan, më i çmenduri i barazimeve. Ndeshje e stisur? Romës i mungon një e kuqe, vazhdojnë ta dëmtojnë Milanin

Dihej që do të ishte një ndeshje aspak e bukur: e pra, ashtu shkoi, madje më shumë se sa pritej. Le ta themi menjëherë se barazimi është një rezultat i drejtë: Milani bëri shumë pak për ta fituar ndeshjen. Roma e mbylli në kafaz sipas mënyrës së saj skuadrën e Piolit. Disa lojtarë krejtësisht nën pritshmëritë: Theo shumë dobët, një Brahim Diaz që nuk shihej me sy, edhe Bennacer thuase krejtësisht jashtë loje në atë pozicion. Çfarë mëkati, sepse mund të ishte një mundësi për t’i dhënë një të shtyrë dhe tutje, giallorosët mund të ishin që mbrëmë jashtë luftës Champions League, por duke parë se si mund të përfundonte, pas golit të Abrahamit, ajo e fituar në Olimpico është një pikë shumë e çmuar. Goli i Saelemaekers ka sot një peshë specifike të pabesueshme: në qershor, ndoshta, mund edhe të rezultojë vendimtar.

Thënë këtë, sado të përpiqemi nuk mundemi mos ta komentohojmë arbitrimin e ndeshjes, menaxhimin e faulleve dhe kartonave, për të cilët do të ishte pakt të themi i turpshëm. Arbitri i dha mundësinë Romës të ‘rrahë’ Milanin, duke i dhënë një dorë goxha të mirë. Verdhekuqve u mungojnë disa kartona të verdhë, por episodi më i rëndë është ai karton i kuq i munguar për Ibanez për ndërhyrjen ndaj Saelemaekers. Një i kuq i qartë. Edhe ata që nuk shohin do ta kishin… parë. Dhe verbimi i VAR-it i jep dorën e fundit çështjes: sepse ndërhyrja dhe tërheqja e vëmendjes së atij që konsiderohet si arbitri më i mirë i Serie A do të, edhe pse do t’i ulte pak madhështi, do të kishte qenë një veprim mjeshtëror. Sidoqoftë, ndoshta ndeshja prapëseprapë do të kishte përfunduar kështu, por episodi është serioz dhe i papranueshëm. Pas penalltive të padhënë dhanë në Empoli dhe Bolonja, vijon tendenca negative kundër Milanit prej arbitrave. Dhe kjo nuk është mirë, nuk është fare mirë.

Ë në pritje të rezultateve të sotme, pavarësisht se po afrohet dopjo derbi i Champions League, mendja duhet të mbetet plotësisht e fokusuar te kampionati dhe te objektivi për t’u rreshtuar në 4 vendet e para. Të mërkurën do të ketë një një tjetër ndeshje, në letër e lehtë, kundër Kremonezës: një ndeshje prej 3 pikësh të detyrueshme, arritur në këtë pikë. Fitore pa nëse dhe pa por. Pastaj do të vijë rradha e Lacios: ndeshje më e ashpër, në të cilën do të ketë edhe pak turnover në prag të ndeshjes së parë kundër Interit disa ditë më pas. Jemi në fazën vendimtare të sezonit: na duhet një rrugëtim i qartë, siç ndodhi një vit më parë me fitoren e Skudetos. 4 vendet e para në Serie A dhe finalja e Champions League: gjëja në lojë është shumë e lartë, ashtu siç edhe motivacionet që nuk mund të mungojnë.

Kapitulli i rinovimit ‘Leao’: ka vërtet besim të madh për të arritur te tymi i bardhë. Por karshi zërave që qarkulluan dje, rezulton se nuk jemi ende edhe aq në fund të situatës. Optimizëm por edhe maturi, përgjegjshmëri. Pastaj, është e qartë se nënshkrimi i Rafës do të ishte një lajm i mrekullueshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e kësaj skuadre. Arritja në cakun e gjelbër me të gjitha vështirësitë e kësaj negociate do të ishte një vërtetë një kryevepër e Klubit. Ne presim, të sigurt, por të kujdesshëm.

You might also like