Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Rinovimi Leao, firma afër: Lille paguan Sportingun, detajet

Lille mund të bëjë lëvizjen vendimtare për të mbyllur çështjen me Sportingun dhe për të inkurajuar rinovimin e Leaos me Milanin

Paolo Maldini dhe Frederic Massara po punojnë prej muajsh për zgjatjen e kontratës së Rafael Leaos dhe shpresojnë t’ia arrijnë ta mbyllin aferën javët e ardhshme. Blindimi i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës do të ishte një operacion i madh.

13 gola dhe 13 asiste në 42 ndeshje sezonale të luajtura midis Serie A, Kupa e Italisë, Superkupa Italianë dhe Champions League. Ka akoma shumë potencial për të shprehur dhe Milani dëshiron ta shijojë. Por, pa rinovim, shitja do të bëhej automatike duke qenë se kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2024. Shpresojmë, se do të shmanget ky skenar dhe të mbahet portugezin me një marrëveshje të re.

Kolegët e përtejdetit kanë zbuluar se zgjidhja mund të mbërrijë së shpejti, ndoshta qysh në mesin e kësaj jave. Ndërkohë mes të enjtes dhe të premtes është arritur një akord midis Milanit dhe Leaos për një zgjatje pesëvjeçare me 7 milionë euro neto në vit. Në prapaskenë, administratori i deleguar Giorgio Furlani ka punuar shumë për të dalë nga vorbulla e vazhdueshme juridike që po zhvillohet.

Lille, në sintoni me Milanin, ka dhënë gatishmërinë për të njohur 22 milionët (përfshirë interesat dhe kostot ligjore) pas dënimit të dhënë. Sporting do të donte 45 milionë, aq sa ishte edhe klauzola e ndërprerjes në kontratën e Leaos në momentin e lamtumirës.

Ditët e ardhshme do të ketë një përpjekje të re për ta mbyllur çështjen. Lille do të ishte gati të paguante 22 milionët, për të arkivuar gjithçka. Mbetet për të kuptuar nëse Sporting do ta pranojë shumën apo do të insistojë në kërkesën për 45 milionë. Milani dhe Leao shpresojnë që gjithçka të mbyllet shpejt, në mënyrë që të mund të finalizojnë rinovimin e kontratës para përfundimit të sezonit.

You might also like