Milanistat, emocionet kuqezi

Rinovimi i Maldinit dhe Massarës: “Situatë paradoksale”

72
News

Akoma pak qartësi në lidhje me rinovimin e kontratës së Paolo Maldinit dhe Frederic Massara. Edhe sot nënshkrimi i kontratës nuk ka ardhur dhe po fillon të jetë e vështirë të kuptohet se çfarë mungon efektivisht për të mbërritur zyrtarizimi. Është një situatë që në mënyrë të pashmangshme vë në vështirësi të gjithë ambientin Milan, tifozët përfshirë.

Dje pasdite, për të disatën herë, Maldini dhe Massara takuan pronësine por nuk doli tym i bardhë. Dhe të mendosh se kontrata e tyre skadon… sot. Pra, shpejt mund të mbeten pa skuadër, megjithatë të dy vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për Milanin dhe Stefano Piolin, në përpjekje për t’i dhënë këtij të fundit një skuadër edhe më konkurruese se ajo e sezonit të sapombaruar për të patur mundësinë të luftojë me vendosmëri në fronte menjëherë, jo vetëm në kampionat.

E qartë që kjo, që nëse situata vazhdon të notojë në pasiguri, së shpejti nuk do të ketë më mundësi. Nuk është e qartë pse nuk kanë fitmosur ende Paolo dhe Frederic në kontratat e tyre përkatëse, a është çështje ekonomike, apo kemi të bëjmë me krejt të tjera gjëra që publikut dhe tifozëve i mbahen të fshehta. Fakti është se në këtë moment ata që humbasin janë njerëzit e Milanit, është populli milanist. Gëzimi i fitimit të Skudetos ka të ngjarë të zgjasë shumë pak, padyshim që e gjithë kjo lë gjurmë edhe në merkato. Botman dhe, ndoshta, Renato Sanches, janë një mësim.

Di Marzio: “Situatë paradoksale, por nuk mendoj se është çështje ekonomike”

Gjatë episodit të Calciomercato L’Originale, drejtpërdrejt në Sky Sport, kësaj teme iu dha hapësirë ​​e mjaftueshme. Pikërisht për këtë ka folur konkretisht Gianluca Di Marzio, gazetar sportiv ekspert i specializuar i merkatos: “Është vërtet një situatë paradoksale, sot (dje) palët janë takuar por ende nuk ka firmë. Nesër (sot) të dyve u skadon kontrata dhe mund të gjenden në mënyrë sensacionale pa skuadër. Do ta ndjekim nga afër historinë, do të ketë kontakte të reja dhe mund të arrijë zyrtarizimi. Ndërshmërisht nuk mendoj se është çështje ekonomike, Maldini dhe Massara nuk kanë pretendime të mëdha. Më shumë se çdo gjë tjetër mund të jetë një problem që lidhet me çështje fuqie. Është e qartë se një situatë e tillë rrezikon të komprometojë edhe merkaton, padyshim që e vështirëson”.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe