
“Refuzoj të komentoj Milanin”: shock në Sky
Mbrëmjen e djeshme Interi barazoi 0-0 në Dragao kundër Portos dhe u kualifikua për në çerekfinalen e Champions League falë rezultatit të ndeshjes së parë. Nerazurrët dhe Manchester City janë dy verdiktet e djeshme, teksa sot mbyllet programi i të tetave me sfidat Napoli-Eintracht dhe Real-Liverpool.
Që mbrëmë tifozët e Milanit dhe Interit diskutojnë mundësinë e një dopjoderbi në Evropë. Bëhet fjalë për një eventualitet që disa duan ta shmangin në mënyrën më absolute, ndërsa të tjerë e shpresojnë me forcë. Topat e tjerë të shortit sigurisht që nuk do të jenë më pak tërheqës, duke pasur parasysh se aty janë top klubet evropiane, por ankthi se mund të luhet kualifikimi në gjysmëfinale të Champions kundër rivalëve ndërqytetas nuk është i pëlqyeshëm nga të gjithë.
Sido që të jetë, arritur në këtë pikë, ekziston edhe mundësia që skuadrat e Stefano Piolit dhe Simone Inzaghit të përballen me njëra-tjetrën, ndaj kjo duhet të kihet parasysh në çdo rast. Hera e fundit që ndodhi të gjithë e mbajnë mend bëhet fjalë për gjysmëfinalen e Champions League të edicionit 2002-2003, ajo në të cilën Djalli triumfoi me penallti në finalen kundër Juventusit. Para Zonjës së Vjetër ka patur edhe një dopiosfidë emocionuese me nerazurrët.
Milani triumfoi për shkak të rregullit të kohës së golit jashtë fushe. Në ndeshjen e parë rosonerët luajtën në shtëpi dhe ndeshja përfundoi 0-0, ndërsa ndeshja e dytë 1-1. Sfida e dytë u luajt më 13 maj 2003 dhe ishte një match thriller, me Shevchenkon që kaloi rosonerët në avantazh dhe me Martins që barazoi. Në fund të asaj sfide pati edhe një mrekulli të Abbiatit ndaj Kallon duke i dhuruar Milanit edhe kalimin e turit.
Bergomi nuk ka ndërmend të komentojë një Milan-Inter
Një ortek emocionesh që shumëkush dëshiron të mos i rijetojë, e jo më që t’i komentojë. Ja se pse Giuseppe Bergomi preferon çdo gjë vetëm komentimin e kësaj ndeshjeje jo.
Në fundin e ndeshjes së mbrëmshme Porto-Inter në Sky po komentohej barazimi me komentin historik teknik të Fabio Caressas që po diskutonte këndshëm mundësinë e një gjysëmfinaleje Inter-Milan me gazetarin Paolo Condò. Diskutimi po bëhej në kuadër të një shakaje, por jo dhe aq shumë, dhe kur Condò paraqet hipotezën, reagimi i Bergomit ishte elokuent.
Përgjigja e ish-mbrojtësit të Interit ishte e thatë dhe nuk la vend për interpretim: “Nëse del ky short, do refuzoj ta bëj komentin”. Do të ishte e vështirë për të që të garantonte paanshmëri në koment, duke pasur parasysh entuziazmin që ai jep në komentimin e nerazurrëve. Të premten në Nyon do të hidhet shorti dhe vetëm atëherë do të marrë fund tensioni, në një mënyrë apo tjetër.