Milanistat, emocionet kuqezi

RedBird, oferta për Milanin pas analizës së 80 klubeve

News

Vazhdojnë me ‘drita të fikura’ negociatat që mund të çojnë në shitjen e Milanit në javët në vijim. Teksa në fillim fondi Investcorp me seli në Bahrein dukej se ishte i vetmi kandidat për të blerë klubin e rosonerëve, më pas në aferë u regjistrua hyrja prepotente e amerikanëve të RedBird Capital.

Klubi ka vendosur për momentin të mos e konfirmojë interesin për klubin italian, por themeluesi Gerry Cardinale do të ishte i gatshëm të ndiqte gjurmët e bashkatdhetarit Dan Friedkin, pronarit të Romës. Për të shtyrë drejt kësaj zgjidhjeje – shkruan Il Corriere dello Sport – do të ishte vetë CEO aktual i rosonerëve, Ivan Gazidis.

Sipas të përditshmes, vitet e fundit Cardinale ka ekzaminuar tetëdhjetë klube futbolli në të gjithë Evropën përpara se të përqëndrohej te Milan: mes këtyre klubeve edhe Roma. Për më tepër, duhet thënë se sporti, është qendror për Cardinale, i cili e kryen punën e tij me një strategji të ngjashme me atë të adoptuar nga familja Friedkin.

Sipërmarrësi synon të qëndrojë në prapaskenë, duke iu besuar profesionistëve në përpjekje për të shumëfishuar të ardhurat e kompanive të tij përmes rezultateve sportive. Mbetet ende për t’u parë nëse Kardinali do të arrijë ta miratojë këtë plan edhe me Milanin, apo do t’i duhet t’i dorëzohet forcës së arabëve.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe