Milanistat, emocionet kuqezi

Raheem Sterling: përcaktohet edhe data për transferimin e anglezit

News

Raheem Sterling për Milanin mund të bëhet më shumë se thjesht një dëshirë. Anësori anglez mund të jetë goditja e parë e vërtetë rosonere e pronarëve të rinj që po negociojnë blerjen e shumicës së aksioneve të klubit milanist.

Në këtë fazë është ende e ndaluar të flitet për merkato, pasi anëve të Milanellos i vetmi mendim është drejtuar vetëm kah dy ndeshjeve të fundit të kampionatit që mund t’i japin rosonerëve fitoren e kampionatit 11 vjet pas herës së fundit. Pengesa e radhës do të vijë pasditen e së dielës, kur Atalanta do të zbresë në San Siros më 18:00, e dëshiruar për pikë për t’u rikthyer në zonën Europiane. Me pak fjalë, përshtypja është se skuadra e Gasperinit do ta shesë shtrenjtë lëkurën duke u përpjekur t’i vendosë shkopinjtë nën rrota Milanit.

Por, pavarësisht se si përfundon sezoni i Milanit në kampionat, Sterling mund të bëhet një objektiv serioz. Sot ‘The Athletic’ ka bërë një bilanc të situatës lidhur me anglezin, duke shpjeguar se ende nuk është bërë një zgjedhje përfundimtare. Megjithatë, orët e fundit kanë dalë lajme të rëndësishme për të ardhmen e lojtarit të Manchester Cityt.

Që kanë të bëjnë me destinacionet e mundshme angleze të lidhura me Arsenalin dhe Tottenhamin. Në rastin e parë duket se lojtari nuk e ka ndërmend ta pranojë ofertën e mundshme të Gunners, të cilët nga ana e tyre po punojmë mbi të gjitha për Gabriel Jesus. Ndërsa te Spurs duket se Sterling nuk është një pëlqyes i madh i Antonio Contes.

Këtu hyn në lojë Milani, i cili ende nuk ka bërë hapa konkretë përpara, por që së shpejti mund të hyjë në mendjen e lojtarit. Sterling do të kishte vendosur të priste deri në fund të sezonit, që do të thotë deri në mesin e qershorit, kur do të ketë përfunduar edhe impenjimet me kombëtaren angleze. Në atë moment, anësori do të ketë një ide të qartë për të ardhmen e tij: nëse Manchester City nuk i garanton atij protagonizëm më të madh, atëherë do të largohet.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe