
Rafael Leao, arrihet zgjidhja? Nuk ka më kthim prapa
Firmos, a nuk firmos? Ajo që do të bëjë Rafael Leao mbetet një mister. Por sa më shumë kalon koha, aq më e vështirë duket të mendosh se ai mund të firmosë rinovimin e kontratës me Milanin. Përshtypja është se shanset që ai të largohet nga skuadra e rosonerëve në dritaren e ardhshme verore të merkatos janë vërtet të larta.
Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë besim të kujdesshëm mbi suksesin e kësaj negociate. Kur kanë folur publikisht, nuk janë dorëzuar, ndërkohë që kanë pranuar se nuk kishte asnjë progres. Është vërtetë e komplikuar të arrihet një marrëveshje, kur pas muajsh negociatash palët janë të distancuara dhe është normale që te tifozët pesimizmi të përhapet.
Rinovimi Leao-Milan: të rejat më të fundit
Duke bërë një bilanc të situatës, vërehet se Milani ka shkoi aq sa të ofrojë një kontratë prej 6.5 milionë eurosh neto në vit plus 1.2 milionë bonuse. Një propozim vërtet i pasur që dëshmon për gatishmërinë e klubit për t’u mbështetur te Leao.
Pavarësisht parave të mëdha të hedhura në tavolinë, shoqëruesit e portugezit vazhdojnë të kërkojë një pagë prej 7.5 milionësh neto në sezon. Një kërkesë e gjykuar e tepruar nga Milani. Pa harruar se në sfond është edhe dëmshpërblimi i famshëm që lojtari duhet t’i paguajë bashkë me Lille, Sporting Lisbonës për faktet e ditura të 2018ës. Bëhet fjalë për 19.5 milionë me interes.
Tani për tani gjithçka është në standbye dhe nuk është për t’u përjashtuar që gjithçka mund të zgjidhet, në një drejtim apo në një tjetër, vetëm në fund të sezonit. Vetëm atëherë do të mësohet nëse Djalli do të luajë në Champions League tjetër, një faktor që mund të ndikojë në zgjedhjen e Rafës. Në çdo rast, deri në fund të qershorit, drejtuesit duan t’i japin fund çështjes.
Shitje por me çfarë çmimi?
Milani nuk mund të lejojë ta humbasë Leaon me parametër zero më 2024, vit kur i skadon kontrata. Pa rinovim, qëllimi do të jetë shitja e tij me çmimin më të lartë të mundshëm. E pamundur të imagjinohet një arkëtim prej 100 milion a më shumë (klauzola çliruese është vendosur në 150).
Shumë do të varet edhe nga performanca e portugezit në muajt në vijim. 2023 ka qenë mjaft negativ deri më tani, klubi shpreson për një rilançim që mund të jetë i dobishëm edhe për rezultatet sportive të skuadrës. Nëse Rafa rikthehet të tregohet në nivelet e tij më të larta, është realiste të mendohet se Djalli mund të arkëtojë 70-80 milionë nga një shitje e mundshme në verë.