
Rafa Leao i tërbuar pas Napoli-Milan: shigjeton ish-in e madh të Milanit (FOTO)
Në mbrëmjen ku nuk mund të bëheshin gabime, Milani rigjeti fitoren si dhe Rafael Leaon. Portugezi ishte një protagonist i madh në suksesin 4-0 në Diego Armando Maradona Stadium.
Shënoi një dygolësh, duke u çliruar pas më shumë se një muaji. Goli i fundit daton më 14 janar. Në përgjithësi, performanca e tij ishte e shkëlqyer. Kishte kohë që nuk e kishim parë aq brenda lojës dhe kaq vendimtar. Ka konfirmuar se di të bëjë diferencën kur është i përqendruar dhe arrin të ndjerrë në pah cilësitë e tij.
Leao shigjeton Costacurtën pas Napoli-Milanit
Prej javësh Leao ka qenë në qendër të kritikave dhe kundër Napolit ka reaguar, duke iu përgjigjur në stil të madh. Tashmë është i thirrur t’i japë vazhdimësi paraqitjeve të tij. Ashtu si edhe Milani, nga ana e tij subjekt i komenteve negative për paraqitjen jo bindëse në kampionat.
Mes atyre që e kanë kritikuar atë dhe skuadrën e Stefano Piolit është edhe Alessandro Costacurta, i cili besonte pak te rosonerët përpara ndeshjes në Diego Armando Maradona Stadium. Kështu, për Sky Sport ai pati deklaruar kështu: “Ka një ndryshim të madh. Napoli i mrekullueshëm, grup i shëndetshëm, i bukur. Milani, i cili po ngec dhe që e sheh gjithnjë e më të vështirë Champions League vitin e ardhshëm. Dhe kjo të jep ankth”.
Leao duhet t’i ketë lexuar fjalët e Costacurtës dhe në profilin e tij zyrtar në Twitter ka shkruar sa vijon pas fitores ndaj skuadrës së Luciano Spallettit: “Ankth”. Një referencë e qartë për atë që pati deklaruar ish-mbrojtësi i rosonerëve të mëdhenj.

Rafa, rinovon po apo jo?
Përveç rendimentit të tij, Milani është i interesuar edhe që të mund të rinovojë kontratën e tij. Ajo e Leaos skadon në qershor 2024 dhe klubi ka nevojë për përgjigje përfundimtare para fundit të sezonit. Deri më tani, gatishmëria e lojtarit për të qëndruar ka qenë e plotë, por marrëveshja nuk është arritur kurrë.
Pavarësisht ofertës së pasur të Paolo Maldinit dhe Frederic Massarës, avokati Ted Dimvula nuk ka dhënë ok për firmat. Shpresohet që një përshpejtim pozitiv i negociatave do të arrijë gjatë javëve në vijim. Përndryshe, në verë shitja do të bëhet e pashmangshme.